Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES, MINISTRIT MILAN MARKOVIQ U DORËZAU PLAKETA E ARTË E KOMUNËS SË MEDVEGJËS

21. maj 2010.

Kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministrit të pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, dje ju dorëzua plaketa e artë me rastin e Ditës së komunës së Medvegjës për meritat në zhvillimin e kësajë komune të Serbisë jugore.

Kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq tha se kjo plaketë nuk është ndarë më tepër se dhjetë vite, dhe se kuvendi komunal ka vendosur që këtë qmim të ja dhurojë Milan Markoviqit për meritat e tijë për zhvillimin e kësaj komune.

Ministri Markoviq theksoi se rol të veqant për zhvillimin ekonomik të Medvegjës është hapja e e paraleles së fakultetit Juridik dhe Ekonomik nga Nishi si dhe fillimi i punës së minierës Lece.
,,Shpresoj, e kjo ka qenë edhe premtimi kur kemi filluar këtë punë, se në këtë minierë së shpejti do të punësohen më së paku 300 punëtorë’’, tha Markoviq dhe paralajmëroi ndërtimin edhe të një objekti, ndërtesën e një burgu në të cilin do të punësohen 150 punëtorë nga ky regjion.
Ai paralajmëroi edhe ndihmën për zhvillimin e bujqësisë, para së gjithash blektorisë për rreth 180 familje nga komuna e Medvegjës.

Me realizimin e këtyre projekteve, shtoi ai, Medvegja do të dalë nga rrethi i komunave më të pazhvilluara.

Kryetarja e kuvendit komunal të Medvegjës Natasha Filiq theksoi se ,,Problemi i pazhvillueshmërisë dhe papunësia paraqet barrën më të rëndë për qdo komunë e poashtu edhe për komunën e Medvegjës’’.
,,Në një mjedis të përzier, siq është edhe mjedisi ynë, papunësia, kriza ekonomike dhe varfëria, kanë ndikuar në komplikimin e jetës sonë. Që të dalëm nga ky tunel është e patjetërsueshme që me  forca të përbashkëta të punojmë dhe bashkëpunojmë edhe Serbët edhe Shqipëtarët, sepse në këtë na detyron jeta e gjatë e përbashkët në këto troje’’, tjheksoi ajo.