Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI VUCIQ: NË MAJ DHE NËNTOR NGA 30 EURO QYTETARËVE TË MOSHËS MADHORE, NDËRSA PENZIONISTËVE EDHE NGA 50 EURO

28. janar 2021.

Beograd - Presidenti i Republikës së Serbisë  Aleksandar Vuçiq, njoftoi realizimin e një pakete të masave ekonomike me vlerë 2.5 miliardë euro, në kuadër të së cilës përfitues  në të holla janë  të gjithë qytetarët e rritur dhe pagat minimale për ekonominë.

Presidenti Vuçiq tha në Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se të gjithë qytetarët do të mundë të aplikojnë për 30 euro në maj, për të njëjtën shumë në nëntor, dhe pensionistët do të marrin edhe 50 euro të tjera përveç atyre 60 eurove.

Ai tha se ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të marrin tre herë 50 për qind të pagës minimale, dhe shtoi se ekziston një dilemë nëse duhet të zbatohet e njëjta masë për ndërmarrjet e mëdha.

Ai deklaroi se paratë do të fillojnë të paguhen më 1 prill.

Presidenti Vuçiç njoftoi se sektori i transportit do të paguhet 600 euro për çdo autobus në gjashtë këste "në mënyrë që ata të mbijetojnë, të kursejnë kapitalin e tyre".

Ai njoftoi se shteti do të "zgjerojë skemën e garancisë" me 500 milion euro të tjera, në mënyrë që të ruajë likuiditetin e sektorit ekonomik.

Kur u pyet nga vijnë paratë për ato masa, Presidenti Vuçiq u përgjigj se ato janë "para serbe, nga thesari serb, nga një shtet serioz serb".

Ai theksoi se për shkak të asaj pakete ekonomike, shteti nuk do të ketë probleme dhe shtoi se borxhi publik i Serbisë nuk do të kalojë 6,1 përqind.

"Ne mbajmë gjithçka nën kontroll, nuk do t'u lëmë borxhe fëmijëve dhe gjithçka varet nga rritja jonë," tha ai.

Burimi:Beta, Danas dhe Trupi koordinues