Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES NË VIZITË PRESHEVËS DHE BUJANOCIT

25. maj 2011.

Kryetari i Trupit Koordinues I Qeverisë së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ministri Milan Markoviq, të premtën, në Preshevë, i ka shpërndarë diploma pjesëmarrësve të kursit të gjuhës sërbe.Projektin e ka finansuar Trupi Koordinues, ndërsa e ka realizuar organizata International Human Center nga Presheva. Kursin tremujor e kanë p’rfunduar 90 të pranishëm, kryesisht nxënës të shkollave të mesme dhe student.

“Për ata që kanë përfunduar kursin e gjuhës serbe paraqet një investim për të ardhmen, sepse kjo do të mundësojë pjesëmarrësve për të gjetur punë më shpejt. Kjo është një urë në mes të popullit serb dhe shqiptar, sepse Serbia është  vendi ku jetoni”, potencoi ministri Markoviq me rastin e shpërndarjes së diplomave në shtëpinë e kultures “Abdullah Krashnica”. Ai paralajmëroi se Trupi Koordinues do të vazhdojë të mbështesë kursin e gjuhës serbe në Preshevë.

 „Në Preshevë mësohet gjuha sërbe në shkollat fillore dhe të mesme përdesi sa në kurs kemi arritur të sigurojmë njohuri shtesë : si plotësohen formularët, kartelat, si dhe gjindshmëria në situata të veçanta( si psh. vizitat tek mjeku dhe raste të ngjajshme) potencoi Ridvan Ribeiro, drejtor i organizatës International Human Center

Gjatë qëndrimit në Preshevë ministri Markoviq e vizitoi TV Preshevën.

Pas takimit në Preshevë kryetari i trupit Koordinues ministri Milan Markoviq e hapi, në Bujanoc, turneun ndërkombëtar në mini basket,i paraparë për basketbollistët e rinjë të ardhshëm.

Ai tha se pjesëmarrja dhe bashkpunimi në manifestime të tilla është gjëja më e rëndësishme, ndërsa rezultatet janë në planin e dytë. Pra, të gjithë pjesmarrësit në njëfar mënyre janë fitues të turnirit në mini basket, ku ministri Markoviq, së bashku me përfaqësuesit e komunave të Bujanocit  dhe projektit ndërkombëtar Progres, kapitenëve të ekipave i ndan trofe. KB BSK Junior nga Bujanoci është organizator i turneut në të cilin marrin pjesë ekipe nga vende të ndryshme nga Republika e Sërbis dhe Maqedonisë. Projektin e kanë mbështetur trupi Koordinues, Progres dhe komuna e Bujanocit.

Gjatë qëndrimit në Bujanoc ministri Markoviq pati mundësin të  hapi edhe klubin që është i paraparë të rinjëve. Klubi ndodhet në ndërtesën e komunës së Bujanocit  në hapësirën e Pres qendrës së trupit Koordinues. Përveç përfaqësuesve të organizatave projektet e të cilave mbledhin popullatën e re, përfaqësuesve të PBILD-it, Progresit dhe medijave, në hapje kanë marrë pjesë të rinjët nga Bujanoci dhe Presheva.

Ministri Markoviq theksoi se, në përputhje me prioritetet e tyre, trupi Koordinues ka hapur një objekt i paraparë për të rinjët në të cilin të rinjët mund të ndihen rehat, të shoqërohen dhe të jenë kreativ, ti mendojnë aktivitetet dhe projektet e tyre. Qendra do të jetë në dispozicion edhe organizatave joqeveritare të cilat dëshirojnë të punojnë me të rinjët , të organizojnë puntori dhe seminare, mirpo edhe shfrytëzueve të klubit ti paraqesin punimet dhe aktivitetet e tyre në mënyr që ti inkurajojnë ata për tu angazhuar në aktivitete.

Aleksandar Laziq (organizata,,Ti dhe unë jemi ne” nga Bujanoci), Gzim Murati (organizata The Future nga Tërrnoci i Madh) dhe Kenan Rashitoviq ( oranizata OFER nga Bujanoci), theksuan se qendra e re e hapur mund të kontriboj në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në mes të rinjëve, a para se të gjithash ato nga sfera e kulturës.