Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES DJE U DHUROI MJETE SHKOLLORE NXËNËSVE TË KLASAVE TË PARA

2. shtator 2010.

Ditën e parë të mësimit shkollorë nxënësit e klasëve të para të shkollave fillore në Leran, Preshevë, Tërnoc të Madh dhe Zhbevc e kanë kaluar me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ministrin Milan Markoviq, i cili me këtë rastë i uroi fillim të mbarë në gjuhën shqipe dhe serbe.

„Të dashur fëmijë,

Sot është dita e parë e shkollës. Prandaj, dita e sotme është e rëndësishme për secilin prej jush. Në shkollë do të njoftoni shumë shokë, do të mësoni shumë gjëra të mira. Më vjenë shumë mirë që jamë sot me Ju, që mundem Juve dhe mësuesve të Juaj të ju uroj shumë fatë, shëndetë dhe sukses.“

Duke vazhduar praktikën e mirë të vitit të kaluar, Trupi Koordinues për nxënësit e klasëve të para në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për 1.200 nxënës ka siguruar mjete shkollore falas që kapin sumën prej afro 3,7 milionë dinarësh. Donacionin ministri Markoviq i dhuroi personalisht së bashku me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit dhe me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve nxënësve të shkollave fillore ,,Nëntë Maji’’ dhe ,,Vuk Karaxhiq’’ në komunën e Preshevës dhe ,,Muharrem Kadriu’’ dhe ,,Dragomir Trajkoviq’’ në komunën e Bujanocit.

Trupi Koordinues është orientuar në zgjidhjen e të gjitha problemeve arsimore në këto komuna. Pëveq kësaj dhurate, jamë i mendimit se nxënësve duhet t’u drejtohem në gjuhën e tyre amtare. Kjo është njëra nga mënyrat e kthimit të besimit ndaj njëri tjetrit, besim i cili është humbur mes veti’’, deklaroi Markoviq

Ministri Markoviq theksoi se Trupi Koordinues do të vazhdojë të implementojë programet sociale, posaqërisht ato programe që u përkasin rinisë. Sipas fjalëve të ministrit,  ka shumë çështje të pazgjidhura të cilat u përkasin arsimit në jug të Serbisë.

Ministri Markoviq theksoi se rëndësi të posaqme ka formimi i Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, i cili është kompetent për zgjidhjen e problemeve nga sfera e arsimit dhe se prioritet i Trupit Koordinues është të sigurohen entet shkollore për fëmijët të cilët vijojnë shkollimin në gjuhën shqipe si dhe krijimi i kushteve për arsim të lartë në gjuhën shqipe dhe serbe në Bujanoc dhe Preshevë sipas modelit të Medvegjës.