Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES DHE MINISTRESHA PËR ADMINISTRATË SHTETËRORE DHE VETQEVERISJE LOKALE KANË VIZITUAR PRESHEVËN DHE BUJANOCIN

23. nëntor 2016.

Preshevë – Bujanoc – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues dhe Ana Bërnabiq, ministresha për administratë shtetërore dhe vetqeverisje lokale, kanë vizituar komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

Gjatë vizitës Stankoviq dhe Bërnabiq janë takuar me kryetarët e vetqeverisjeve lokale, kanë vizituar qendrat për pranim të përkohëshëm të emigrantëve në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe firmën “Lagado” në Bujanoc.

Ata gjithashtu kanë marrë pjesë në konferencën “Integrimi i shqiptarëve në jugun e Serbisë në dritën e (mos)implementimit të marrëveshjeve qeveritare”, lidhur me këtë territor dhe të cilën e kishte organizuar Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Stakoviq dhe Bërnabiq me kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Shqiprim Arifin dhe Shaip Kamberin kanë biseduar rreth problemeve kyçe me të cilat ballafaqohen vetqeverisjet lokale, si dhe rreth mungesave më të mëdha të cilat i përkasin kualitetit të jetës së qytetarëve në këto komuna.

Në takime është biseduar edhe për vazhdimin e bisedimeve mbi “Raportin shtatëpikësh”, i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë më 4 qershor 2013.

 „Gjithashtu është biseduar edhe për punën dhe funskionalizimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke konkluduar se është e nevojshme rritja e buxhetit për punën e tij, pavarsisht rezultatit të regjistrimit të fundit të banorëve”, ka thënë ministresha për administratë shtetërore dhe vetqeverisje lokale.

Duke folur rreth transferit të librave amëz në formën elektronike, të cilin deri më tani e kanë bërë gjithsej 30 vetqeverisje lokale, ministresha Bërnabiq ka vlerësuar punën e këtyre komunave si shumë të organizuar. Vetqeverisja lokale e Bujanocit ka përfunduar këtë punë, ndërsa në Preshevë transferi i librave amëz në formë elektronike është në fazën e fundit.

Duke folur rreth maternitetit në Preshevë, ministresha Bërnabiq ka thënë se ende nuk funksionon servisi elektronik “Foshnje mirë se ke ardhur në botë”, dhe shtoi se kjo do të funksionalizohet deri në fund të këtij viti.

Konferencën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, e cila është organizuar në hotelin “Rozafa” në Bujanoc, përveç kryetarëve të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Zvicrrës dhe i Shqiprisë në Beograd, Filip Gueks dhe Ilir Boçka, deputetët popullor në Kuvendin e Serbisë nga Bujanoci dhe përfaqësuesit e partive politike. 

Burimi: Trupi Koordinues