Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES DHE AMBASADORI I BRITANISË SË MADHE BISEDUAN ME PJESËMARRËSIT E SHKOLLËS SË GJUHËS SERBE

1. prill 2013.

Të enjten më 28 mars pjesëmarrësit e „Shkollës së gjuhës serbe“ biseduan me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, me ambasadorin e Britanisë së Madhe Majkëll Devenport dhe kryetarin e kuvendit të komunës së Bujanocit, Hajredin Hydën.

„Shkollën e gjuhës serbe për të rinjët e komunitetit shqiptar nga komunat Bujanoc dhe Preshevë“ prej nëntorit  të vitit 2012 e ndjekin më shumë se 200 të rinjë nga Bujanoci dhe Presheva nga komuniteti shqiptar. Në një bisedë mjaft dinamike, gjatë së cilës pjesëmarrësit e kursit i shtruan shumë pyetje ambasadorit të Britanisë së Madhe, i cili poashtu flet gjuhën serbe, ata dëshmuan se sa e kanë mësuar gjuhën serbe gjatë periudhës së kaluar. Me avancimin e vet dëshmuan edhe faktin se të rinjët kanë dëshirë dhe motiv të flasin gjuhën e mjedisit, para se gjithash që të kuptohen me moshatarët e tyre, që të shkollohen, ndërsa pastaj edhe të punësohen në Republikën e Sërbisë. Në bisedën me kryetarin e Trupit Koordinues, ambasadorin dhe kryetarin e kuvendit komunal morrën pjesë edhe katër profesoreshat, të cilat pjesëmarrësve të projektit ua mësojnë gjuhën serbe dhe asistentët e tyre nga komuniteti shqiptar, të cilët i ndihmojnë në përpjekjet që të rinjët sa më mirë ta zotërojnë gjuhën.

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq shprehu kënaqësinë sepse pjesëmarrësit e kursit për një kohë shumë të shkurtër kanë zotëruar gjuhën serbe dhe tha: „Obligimi jonë është që edhe pas përfundimit të projektit t'i stimulojmë ata më të mirët ashtu që disa nga ata të punësohen në institucionet shtetërore“.

Ambasadori Majkëll Devenport tha se ishte i impresionuar me njohjen e gjuhës serbe nga të rinjët shqiptarë, por edhe me energjinë e tyre. Ai uroi Shërbimin e Trupit Koordinues në realizimin e suksesshsëm të projektit dhe i falënderoi për këtë bashkëpunim të mirë për të cilin pret që të vazhdojë edhe në periudhën e ardhëshme.

Kryetari i kuvendit të komunës së Bujanocit Hajredin Hyda tha se pa njohjen e gjuhës serbe të rinjët nuk do të mund të avancohen dhe shtoi : „ Jemi të kënaqur që kjo grupë për një kohë relativisht të shkurtër ka përparuar në mësimin e gjuhës serbe“.

Projektin është duke e realizuar Shërbimi i Trupit Koordinues nën mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe.