Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I RI KËSHILLIT NACIONAL TË SHQIPTARËVE SHUKRI YMERI

19. shkurt 2018.

Bujanoc – Kryetari i ri i Këshillit Nacional të Shqiptarëve është zgjedhur Shukri Imeri, anëtari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), ka deklaruar kryetari i këshillit egzekutues i Këshillit Galip Beqiri.

Imeri është zgjedhur në këtë funskion në mbledhjen e parë të mbajtur pas vdekjes së ish kryetarit të Këshillit Jonuz Musliut, i cli ka vdekur në mes të janarit, Beqiri ka thënë për agjensionin “Beta” tha Kryetari i Këshillit Nacional i Shqiptarëve në mbledhjen e fundit ka fituar shumicën e re të pushtetit nga 11 anëtarë, nga numri i përgjithshëm prej 15 anëtarëve sa i ka Këshilli. Shumicën tani e bëjnë përfaqësuesit e PDSH-ës, lider i cilës është Ragmi Mustafa dhe Partia për Veprim Demokratik, lider i të cilës është Riza Halimi.

„Këshilli shumicën e re e ka fituar gjashtë deri shtatë muaj para zgjedhjeve të reja, por mendojmë që edhe për këtë kohë të shkurt kemi arritur disa rezultate para së gjithash në zgjidhjen e problemve me tekstet shkollore në gjuhën shqiper dhe në informim, duke iu faleminderuar Këshillit që kemi pasur qasje në zgjidhjen e problemeve përmes bashkëpunimit më të mirë me Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Beqiri.

KNSH në të njejtën seanxë për nënkryetar ka zgjedhur Ardita Sinani, ndërsa për kryetar të këshillit egzekutiv Galip Beqirin.

Burimi: Beta, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues