Arkiva e lajmeve
                   

KRYETARI I KOMUNËS SË MEDVEGJËS NË VIZITË NË KOMUNËN BULLGARE KOZLODUJ

20. shkurt 2018.

Medvegjë – Për qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta përmes bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe Bullgarisë, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiqm dhe kryeshefja e admninistratës komunale, Svetlana Todoroviq, kanë vizituar qytetet në Republikën Bullgare.

Me ftesë të Marinele Nikollovit, komuna e Medvegjës ka qenë mysafire në mbrëmjen e organizuar në sheshin me rastin e shënimit të ditës së verës, duke organizuar folklor tradicional me këngëtaren e njohur bullgare Nelina. Qyteti i Kozlodujit është i njohur në bazë të qendrës nukleare po me të njejtin emër “Kozloduj”.

Pas vizitës së Kozlodujit, përfaqësuesit e komunës së Medvegjës kanë vizituar edhe qytetin e Vracës, selinë e fushës së Vërçansit.

„Protokoli mbi bashkëpunimin ndërkufitar me shtetin fqinj të Bullgarisë do të nënshkruhet në Medvegjë, më 5 dhe 6 mars, kur është planifikuar vizita e përfaqësuesve të komunës Kozloduj në komunën e Medvegjës. Qëllimi kryesor është që komunat tona bashkëpunojnë në mënyrë që të marrin pjesë në projektet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe kanë përdorur mjetet e caktuara nga fondet europiane. Ky bashkëpunim është në interes të qytetarëve tonë, në mënyrë që të marrin pjesë në fushat e ndryshme: sport, kultur, turizmit dhe sferave tjera të jetës shoqërore. Shpresoj se bashkëpunimi ynë me fqinjët dhe në të ardhmen do të jetë kualitative dhe shumë të suksseshme”, tha Arsiq.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues