Arkiva e lajmeve
                   

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka dorëzuar furgonin Shoqatës Humanitare për personat me invaliditet “Të jetojmë së bashku”

7. tetor 2013.

Personat me invaliditet kohët e fundit kanë marrë si donacion furgon të tipit “Pegueot”.

Çelësat e këtij donacioni nga kryetari i komunës i pranoi Afrim Agushi, nënkryetar i Shoqatës Humanitare për personat me invaliditet.

Arifi me këtë rast tha se iniciativa është marrë vitin e kaluar dhe se ky donacion është i përbashkët komunës së Bujanocit me PBILD-in organizate kjo e Kombeve të Bashkuara.

“Së pari kemi siguruar lokalin për organizatën e personave me aftësi të kufizuara dhe më pas edhe furgonin i cili ka një vlerë prej 29.200.00 euro”, u shpreh Arifi,

Ai, duke i dëshiruar shoqatës që furgoni i ri t’i plotësoj nevojat e tyre dhe kështu të gjithë personave me invaliditet në komunë të Bujanocit, tha se nga vlera e përgjithshme komuna ka ndarë rreth 18.300.00 euro ndërsa PBILD-i 10.950.00 euro.

Burimi: Titulli dhe Trupi koordinues