Arkiva e lajmeve
                   

KRYEMINSTRJA BËRNABIQ: I GATSHËM RAPORTI MBI IMPLEMENTIMIN E PLANIT SHTATË PIKËSH

30. tetor 2017.

Bujanoc, Beograd – Duke folur rreth pozitës së pakicës shqiptare, kryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë Ana Bërnabiq, dje në Kuvendin Popullor ka deklaruar se është i gatshëm raporti rreth implementimit të planit shtatë pikësh.

Ajo theksoi se Serbia është lider në Europë për nga rrespektimi i drejtave të pakicave nacionale dhe sipas mekanizmave institucional të rrespektimit të drejtave, para së gjithash përmes këshillave nacionale dhe mjeteve të ndara buxhetore, arsimim në gjuhën amëtare, kulturë dhe informim në gjuhën kombëtare.

Ajo nënvizoi se është e nevojshme që sëbashku të punohet në përmirësimin e jetës së pakicave nacionale, duke vlerësuar që shumë është bërë në këtë plan.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues