Arkiva e lajmeve
                   

KRYEMINISTRJA BËRNABIQ RRETH TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE

27. prill 2018.

Beograd – Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Fatmir Hasanit, kryeministrja Ana Bërnabiq ka deklaruar dje në parlament se Qeveria e Serbisë ka qenë e hapur për bashkëpunim në çështjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, por se avansim nuk është brë përshkak të problemeve në funksionimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

Hasani pyeti Brnabiqin rreth përmirësimit të pozitës së pakicës kombëtare shqiptare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, dhe kryeministrja u përgjigj se Qeveria e Serbisë po punon për integrimin e popullsisë shqiptare.

"Sa herë keni kërkuar takim me mua, kam gjetur gjithnjë kohë për t'u takuar dhe për të folur për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen. Ka gjëra që qeveritë lokale duhet të bëjnë vet për veten e tyre”, tha ajo.

"Ne kemi filluar integrimin serioz të popullsisë shqiptare”, tha Bërnabiç, duke shtuar se problemi është se popullsia shqiptare, sidomos në Preshevë, nuk e flasin gjuhën serbe.

"Për këtë arsye, Trupi Koordinues ka nisur një aksion gjithëpërfshirës të trajnimit të mësimit të gjuhës serbe në territorin e komunës së Preshevës. Përveç kësaj, në Bujanoc kemi hapur Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës”, tha Bërnabiq.

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve dje në Kuvend.

Burimi: Tanjug, RTS dhe Trupi Koordinues