Arkiva e lajmeve
                   

Kredi nga banka gjermane zhvillimore KfW prej 100 milion euro për financimin e bujqësisë, efikasitetit energjetik, energjisë së rinovueshme dhe infrastrukturës komunale

18. korrik 2016.

Banka gjermane zhvillimore – KfW i ka miratuar Republikës së Serbisë kredi prej 100 milion euro për financimin e bujqësisë, efikasitetit energjetik, energjisë së renovueshme dhe infrastrukturës komunale.
 

Qëllimi i huasë:  

- Për bujqësinë – financimi i bujqësisë pirmare të prodhimit dhe industrisë ushqimore (blerja e tokave bujqësore, objekteve, mekanizmave dhe pasijeve, ruajtjen e kafshëve, investimin në zhvillimin e bujqësisë organike dhe prodhimin e pemëve dhe investimin në kapitalin e ndërsjelltë në vlerë prej 10% nga vlera e përgjithshme e huasë);
- Për efikasitetin energjetik dhe energjinë e ripërtërishme – financimi i rekostruktuimit, renovimin apo pajisimin e kompanive të vogla dhe të mesme dhe amvisëritë në Serbi, gjë që do ta zvogëloj konsumin e energjisë dhe emisionin CO2 për më pak se 20%;

-Për infrastrukturën komunale – financimin e ndërtimit dhe rekonstruktuimit të sistemeve të ujitjes dhe kanalizimit, blerjen e automjeteve dhe makinave për ofrimin e shërbimeve komunale dhe transport publik, rekonstruktuimin e rrugëve, ndërtimin dhe renovimin e rrjeteve të energjisë elektrike, ndriçimit publik dhe sistemit për nxemje, ndërtimin dhe renovimin e infrastrukturës sociale (shkollave, institucioneve parashkollore dhe mbrojtjes shëndetësore etj.)
 

Kushtet e marrjes së kredive:
- Vlera e kredisë: për bujqësi nuk ka kufizim
- Për efikasitetin energjetik dhe energjinë e ripërtërishme deri 1.000.000 euro
- Për infrastrukturën komunale 1.200.000 еuro, me kusht që vlera e një krediti të mos jetë më e madhe se  2.500.000 euro

Afati i kredisë:     deri në shtatë vjet
Periudha e kredisë:     deri në dy vite  
Shkalla e interesit:  deri në lartësinë e shkallës të cilën banka ndërmjetësuese banka paguan në kreditë e burimeve tjera për qëllime të njejta  

Mjetet e KfW janë të disponueshme për kompanitë e mesme dhe të vogla, komunave, amvisërive bujqësore dhe personave fizik përmes bankave të mëposhtme ndërmjetësuese:
- ÇAÇANSKA BANKA (ëëë.cacanskabanka.co.rs)
pesë milion euro për efikasitetin energjetik dhe energjinë e ripërtërishme
- KOMERCIJALNA BANKA (ëëë.kombank.com)
30 milion euro për bujqësi dhe 25 milion euro për infrastrukturën bujqësore - PROCREDIT BANK (ëëë.procreditbank.rs)
40 milion euro për bujqësi.  

Informacionet e detajuara në lidhje me këtë lidhje kreditore mund t`i merrni në bankat ndërmjetësuese, si dhe në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Bankës Kombëtare të Serbisë – Sektori për Kredi Revolving (tel: 011/333-8324, 333-8325, 333-8326).

Burimi: Banka Kombëtare e Serbisë dhe Trupi Koordinues