Arkiva e lajmeve
                   

KOSITJA NË MAROVCË

7. korrik 2015.

Medvegjë – Manifestimi turistik jubilar i pesëmbëdhjeti me radhw, “Kositja në Marovcë”, edhe këtë vit ka grumbulluar disa dhjetra kositës më të mirë nga Jabllanica së Epërme. Grumbullimi i tyre në Marovcë, në fshatin më të largët në komunën e Medvegjës, ka qenë mundësia e grumbullimit të qindra banorë me kombësive të ndryshme nga kjo rrethinë dhe trashigimtarët e tyre të shpërndarë nëpër botë.

Si kositës më i mirë është shpallur Dragan Ristiq, vendi dytë i takoi Miqko Papoviqit, ndërsa i treti i takoi fituesit të pesëfishtë Rajko Ristoviqit. Pas garës për kositje, afër kishës në Marovcë, është organizuar edhe gara e tërheqjes së litarit, gjuajtjes së gurit, prerjes me sharrë motorike, mini-kros, ngjitja përmes litarit dhe gjuajtja me çifte të ajrit.

Pwr më të mirët në këto aktivitete, por veçanarisht pwr kositësit më të mirë janw ndarw çmimet e organizatorit – Organizatës Turistike të komunës së Medvegjës, shoqatës trashigimtare “Kitka” dhe bashkësisë lokale të Marovcit. 

Burimi: Gradjanin (Qytetari) dhe Trupi Koordinues