Arkiva e lajmeve
                   

KONTROLLIMET FALAS MAMOGRAFIKE PËR GRATË NGA BUJANOCI

26. tetor 2021.

Bujanoc - Beograd -  Organizohen  kontrollimet falas mamografike për gratë  mbi moshën 50 vjeçare, kanë njoftuar nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.

Kontrollimet do të jenë të mundshme në tre javët e ardhshme, plotësisht pa pagesë dhe pa udhëzime.

Kontrollimet duhet të caktohen në numrin e telefonit 064/899 04 66.

Sipas të dhënave të Institutit për shëndet Publik “Batut”, çdo vit në Serbi rreth 4600 gra sëmuren nga kanceri i gjirit dhe 1600 humbin jetën. Kanceri i gjirit është një tumor malinj kryesor, por në shumë raste është i shërueshëm nëse zbulohet dhe trajtohet në kohë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues