Arkiva e lajmeve
                   

KONTROLLIMET FALAS MAMOGRAFIKE NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC

26. tetor 2017.

Bujanoc – dr Llepa Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, ka deklaruar se në këtë institucion shëndetësor edhe sot kryhen kontrollimet preventive falas mamografike të gjirit për qëllim të zbulimit të fazës së hershme të kancerit.

Kontrollimet mund t`i kryejnë gratë nga komuna e Bujanocit, të moshës prej 50 deri 69 vjeçare, edhe atë pa termin dhe pa marrë parasysh statusin e sigurimit shëndetësor.

„Rreth rëndësisë preventive nuk duhet të harxhohen fjalët, ndërsa mamografia është metoda më e mirë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Me kontrollimet mamografike mund të zbulohen ndryshimet të ende nuk mund të preken apo të zbulohen me llojet e kontrollimeve tjera dhe për këtë mamografia ka rëndësi të jashtëzakonshme në diagnostifikim”, thekson dr Jovanoviq.

Kontrollimet falas mamografike do të realizohen prej orës 13 deri 18, në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues