Arkiva e lajmeve
                   

KONTROLLIME FALAS NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC MË 14 DHE 15 GUSHT

9. gusht 2021.

Bujanoc - Beograd - Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, më 14 dhe 15 gusht, qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë kontrollime sistematike falas.

"Si pjesë e kontrollimeve sistematike, qytetarët, përveç ekzaminimit të përgjithshëm, do të jenë në gjendje të kontrollojnë sheqerin në gjak, EKG, tensionin, si dhe do të pajisen me një ekzaminim dermatoskopik," u tha në Shtëpinë e Shëndetit.

Analizat laboratorike, ekografia abdominale dhe rrezet X do të jenë gjithashtu në dispozicion për qytetarët e të gjitha moshave.

Përveç të gjitha sa më sipër, do të jetë e mundur të kryhet një ekzaminim specialist ORL.

Të gjithë qytetarët do të mund të kontrollojnë gjendjen e tyre shëndetësore, edhe ata pa sigurim shëndetësor, pra pa libreza shëndetësore.

Kontrollimet do të bëhen nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 14.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues