Arkiva e lajmeve
                   

KONTRABANDON AFËR 14 KILOGRAM MARIUHANË

17. janar 2014.

Preshevë - Doganierët në vendkalimin kufitar  të Preshevës kanë ndaluar një nënshtetas të Maqedonisëë të kontrabandojë afër 14 kilogram marihuanë.

Droga është zbuluar në bagazhin e fshehur, i ndërtuar special në veturën e tipit „Opel“. Ky maqedonas ka tentuar në orët e mesditës të hyjë në Serbi, ndërsa në pyetjen se a ka diçka për të deklaruar, ka thënë se nuk ka asgjë dhe se auton e kishte marrë nga kumbara.

Ka udhëtuar me gruan e tij, dhe doganierëve i kishin thënë se destinacioni i tyre ishte qyteti i Inxhisë.

Në kontrollin e detajuar të automjetit është zbuluar portbagazhi, i ndërtuar në mënyr speciale, ku në nën bagazh ishin gjithsej 13 kilogram dhe 715 gram marihuanë, të paketuara në 30 paketa.

Vozitësi ka deklaruar se nuk ka ditur së çka ka në automobil, dhe për gjitha këto është njoftuar prokurori publik.

Burimi: Juzne vesti