Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI SHPËRBLYES FIGURATIV

28. tetor 2015.

Beograd – Festivali i shkencës 2015, i cili mbahet për herën e nëntë në Beograd në Panairin e Beogradit prej 3 deri më 6 dhjetor, shpallë konkursin shpërblyes figurativ në temën:

Çudia para llupës“shiko përmes llupës, mikroskop ose teleskop dhe zbulo sende interesante. Vizato dhe pikturo: pikën e ujit, rrezet e diellit, mizën e cila fluturon, farën e cila mungullon, renditjen e planeteve në qiellin e kthjellët të natës… Rreth nesh fshihen botëra të çudishme. Hulumto, mëso dhe mendo. Shiko me kujdes rreth vetes, shiko pas dhe zhytu.

Zhytu në botën e çudirave ÇUDIRAT JANË GJITHËKA dhe presin nga ti që t`i zbulojsh.

PROZITAT E KONKURSIT:

Në konkurs mund të marrin pjesë fëmijët nga klasa e parë deri në të tetën.

Teknikat figuravive sipas zgjedhjes individuale (pastelinat, gjyrat e drurit, flomasterat, ngjyrat e ujit, dylli, akrilet etj), deri në madhësi të bllokut numër 2.

Punimet duhet të dërgohen me postë deri më 13 nëntor:

FESTIVALI I SHKENCËS, Knez Millosh 25, 11000 Beograd, me shënimin “Vizatimi për konurs“.

Gjithashtu duhen të shënohen edhe të dhënat: emri, mbiemri, dita dhe viti i lindjes, adresa e plotë dhe telefoni/e-maili, si dhe emir i shkollës të cilën nxënësi e ndjek, klasa, adresa dhe telefoni i shkollës, emri i arsimtarit (nëse vizatimi ka qenë pjesë e aktivitetit në klasë).

Të gjitha punimet të cilat hyjnë në konkurencë do të ekspozohen në ekspozitën në kuadër të Festivalit të shkencës në panairin e Beogradit, prej 3 deri më 6 dhjetor 2015.

Selektimin e punimeve më të mira do ta kryen juria profesionale dhe do të zgjedh tre fituesit e çmimit i cili ipet nga shtëpia botuese “Kllet”.

 Shpërblimet do të ndahen në tri kategori:

 – për fituesin e klasës së parë dhe dytë të shkollave fillore

– për fituesin e klasës së tretë, katërt dhe pestë të shkollave fillore

– për fituesin e klasës së gjashtë, shtatë dhe tetë shkollave fillore

Festivali i shkencës mbahet që disa vite e përkrahin Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra për Promovimin e Shkencës, Sekretariati për Arsim dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rektorati i Universitetit të Beogradit, disa ambasada, qendra kulturore dhe shumë të tjerë.

Burimi: Festivali i shkencës 2015 dhe Trupi Koordinues