Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PUBLIK PËR NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE PËR PJESËMARRJE NË PLATFORMËN PËR MENAXHIMIN E PËRGJEGJSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE

17. korrik 2019.

Platforma e Projektit për menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Serbi dhe financuar nga Qeveria e Suedisë (SIDA), do të punojë për forcimin e partneritetit midis njësive të qeverisjes lokale (NJQL) dhe shoqërisë civile përmes ndërtimit të një qasjeje më transparente për financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i njësive të qeverisjes lokale, në përputhje me nevojat lokale.

Projekti gjithashtu do të kontribuojë në zbatimin e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës së Zhvillimit për vitin 2030. Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm paraqesin një thirrje universale për veprim për të zhdukur varfërinë, për të mbrojtur mjedisin dhe për të siguruar paqen dhe prosperitetin për të gjithë.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të ftuar të aplikojnë për pjesëmarrje në projekt. Në total, pesë (5) njësi të qeverisjes lokale do të përzgjidhen për të mbështetur zhvillimin e mekanizmave më transparentë për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve të organizatave të shoqërisë civile . Për secilën njësi të zgjedhur të vetëqeverisjes lokale janë siguruar 66.000 USD të fondeve të donatorëve me bashkëfinancim të detyrueshëm nga komuna (për më shumë detaje, shiqoni udhëzimet).

Kriteret për aplikimin dhe zgjedhjen e NJQL janë përshkruar në Udhëzimet për aplikuesit të cilët së bashku me materialet e tjera të aplikimit, përfshirë Formularin e Aplikimit, mund të gjenden në: http://www.undp.org.rs/tenders_new.html nën Procurement – Calls for Proposals“

Njësitë e qeverisjes lokale duhet të dorëzojnë aplikacionin e tyre në një kopje të shtypur dhe në formë elektronike (CD ose USB), me postë ose personalisht, deri më 10 shtator 2019 në ora 17:00, në adresën e mëposhtme:

UNDP Srbija

Platforma za odgovorno uravljanje javnim finansijama

Bulevar Zorana Đinđića 64

11070 Beograd

Aplikimet për pjesëmarrje që arrijnë në mënyra të tjera (p.sh. me faks ose e-mail) nuk do të merren në shqyrtim .

Info sesioni në Serbinë jugore gjatë së cilës njësitë e vetëqeverisjes lokale të interesuara do të jenë në gjendje të marrin informata dhe sqarime shtesë lidhur me konkursin, do të organizohen në Leskovc më 22 korrik 2019, në ora 11 në Qendrën për Avancim Profesional.

Nëse keni pyetje shtesë, ju lutemi t'i dërgoni me email në konkurs.rs@undp.org. Përgjigjet do të merni në formë të shkruar brenda tri ditëve të punës pas pranimit dhe gjithashtu do të publikohen në faqen e internetit http://www.undp.org.rs/tenders_new.html pod „Procurement – Calls for Proposals“.

Burimi: UNDP dhe Trupi Koordinues