Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PUBLIK PËR NDARJEN E MJETEVE TË MBLEDHURA NË BAZËS SË SHTYRJES SË NDJEKJES PENALE

31. mars 2016.

Qëllimi i konkursit është zgjedhja e subjektit projektin e të cilit Komisioni për realizimin e konkursit për ndarjen e mjeteve të mbledhura në bazë të shtyerjes së ndjekjes penale do t`i propozoj Qeverisë për arsye të ndarjes së mjeteve të mbledhura në bazë të shtyerjen e ndjekjes penale.

Vlera e përgjithshme e mjeteve të parapara për ndarje është 351.509.000 dinarëve.

Të drejtë për paraqitje në konkurs kanë bartësit e projekteve nga fusha e interesit publik (shëndetësi, kulturë, arsim, punë humanitare etj) i cili do të realizohet në buxhetin e vitit 2016 (personat fizik, personat juridik, organet, organizatat, institucionet publike, sipërmarrësit, shoqëritë, fondet, organizatat humanitare).

Komisioni do të vlerësoj projektet sipas kritereve në vazhdim:

- kontributi i realizimit të interesit publik ( shëndetësi, kulturë, arsim, punë humanitare etj)
- numri dhe kategoria e cila do të ketë interes nga realizimi i projektit;
- kualiteti i projektit të propozuar (metodologjia e propozuar, profesionalizmi dhe kualifikimi i personelit i cili do të realizoj projektin, mardhëniet në mes harxhimeve të planifikuara dhe të mirave nga projekti etj).

Paraqitjet në konkursin publik dorëzohen në formën e shkruar, drejtëpërdrejtë apo përmes postës, me shëninim për pjesëmarrje në konkursin publik për ndarjen e mjeteve të mbledhura në bazë të shtyrjeve të ndjekjes penale, në zarfin e mbyllur në afat prej 30 ditëve nga dita e publikimit të konkursit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”. Paraqitjet dërgohen në adresën: Ministria e Drejtësisë, Nemanjina nr.22-26, Beograd.

Mjetet e ndara apo pjesën e tyre i paguhen përdoruesit të mjeteve sipas kontratës së nënshkruar. Dinamika e pagimit të mjeteve dhe sigurimit të instrumenteve do të definohet me kontratën me përdoruesin e mjeteve, varësisht nga mënyra dhe nevojat e realizimit të projekteve. Mjetet paguhen në llogarinë e veçantë e cila hapet për këtë qëllim dhe e cila është cekur në kontratë.

Paraqitjet hapen në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, 28 prill 2016, në ora 12. Komisioni është i detyruar që të përpiloj propozim vendimet mbi ndarjen e mjeteve në afat prej 30 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e paraqitjeve, si dhe t`ia dorëzoj po në të njejtën ditë Ministrisë së Drejtësisë, i cili pa vonë do t`ia dorëzoj propozim vendimet Qeverisë, e cila do të vendos për ndarjen e mjeteve.

Personi i ngarkuar për dhënien e informacioneve për këtë konkurs është Vlladimir Bojiçiq, posta elektronike oportunitet@mpravde.gov.rs, tel: +381113622361.

Burimi: Ministria e Drejtësisë dhe Trupi Koordinues