Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR ZGJEDHJE TË KOMUNËS/QYTETIT TË MUNDËSIVE TË BARABARTA (AFATI: 20.11.2018)

6. nëntor 2018.

Komesari për Mbrojtjen e Barazisë, si institucion qendror i shtetit, mandati i të cilit është të promovojë barazinë në të gjitha marrëdhëniet shoqërore dhe të mbrojë kundër diskriminimit të të gjitha grupeve shoqërore, themeloi SHPËRBLIMIN VJETOR PËR KOMUNËN / QYTETIN E MUNDËSIVE TË BARABARTA për të gjitha vetëqeverisjet lokale në Serbi me qëllim të promovimin dhe forcimin e barazisë në të gjitha fushat dhe krijimin e kushteve më të mira jetësore për të gjithë qytetarët në komunitetet lokale.

Fituesi do të njoftohet në një konferencë që do të mbahet në dhjetor, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Çmimi do të jepet çdo vit dhe laureati do të marrë një Logo speciale të barazisë, e cila do të përdoret deri në zgjedhjet e fituesit të ardhshëm dhe do të promovohet si një shembull i praktikave më të mira në vendin tonë dhe në Evropë nëpërmjet Rrjetit Evropian të Trupave të Barazisë - EKVINET.

Komesarja për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, fton të gjitha bashkitë dhe qytetet që të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në një zhvillim edhe më intensiv të shoqërisë sonë mbi bazën e tolerancës, barazisë dhe respektit për të drejtat e njeriut të të gjithë qytetarëve tanë.

Afati i fundit për dorëzimin e pyetësorit të plotësuar me shkrim ose në formë elektronike skadon më 20 nëntor 2018.

Kushtet e konkursit dhe pyetësori janë në këtë link: http://ravnopravnost.gov.rs/rs/ustanovl%D1%98ena-godisnja-nagrada-poverenika-za-opstinu-ili-grad-jednakih-mogucnosti/

Burimi: Komesari për Mbrojtjen e Barazisë dhe Trupi Koordinues