Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR SHPËRBLIMIN EVROPIAN PËR SHTYP PËR VITIN 2019 (AFATI: 13.12.2019)

21. nëntor 2019.

Aplikimet për Shpërblimin Evropian për Shtyp dorëzohen deri më 13 dhjetor 2019, dhe çdo gazetar nga Evropa mund të aplikojë për këtë çmim, thuhet në letrën e dërguar nga organizatorët e këtij çmimi të dalluar pranë Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (NUNS).

"Ne duam t'u japim gazetarëve të shoqatës suaj mundësinë të paraqesin aplikimin për këtë çmim. Deri në 13 dhjetor, çdo gazetar nga Evropa, si dhe gazetar që punon për mediat evropiane, mund të paraqes punimet e tyre përmes faqes sonë të internetit ", thekson Fondacioni Evropian i Shtypit, i cili promovon dhe inkurajon arritjet më të mëdha në gazetarinë evropiane.

Informacione më të hollësishme për ndarjen dhe procedurën e aplikimit për gazetari mund të merren përmes e-mail info@europeanpressprize.com ose në faqen e internetit https://ëëë.europeanpressprize.com/foundation/faq/

Fituesit e konkursit të këtij viti do të shpallen në ceremoninë vjetore të Shpërblimit Evropian të Shtypit, i cili do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm.

Selia e Fondacionit Evropian të Shtypit është me qendër në Amsterdam, Hollandë. Shpërblimet janë dhënë që nga viti 2013.

Burimi: NUNS dhe Trupi Koordinues