Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR SHPËRBLIMIN E PROJEKTEVE TË INKLUZIONIT SOCIAL PËRMES SPORTIT (AFATI: 23.07.2019)

10. korrik 2019.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje organizatave në Evropë që kanë zhvilluar me sukses projekte sportive të fokusuara në përfshirjen sociale  të aplikojnë në konkursin për Çmimin Evropian #BeInclusive EU Sport Awards.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 23 korrik 2019, të drejtën për të marrë pjesë kanë   organizatat të cilët janë të regjistruara në Republikën e Serbisë.

Në konkurs mund të marrin pjesë organizatat dhe institucionet publike ose private, komerciale ose jo-profitabile, duke përfshirë klubet dhe shoqatat sportive që përdorin forcën e sporteve për të rritur përfshirjen sociale të grupeve në shoqëri, si pakicat etnike, refugjatët, personat me aftësi të kufizuara, të rinjtë në rrezik apo tjetër grupe që përballen me rrethana sfiduese sociale.

Projektet që kualifikohen në rrethin më të ngushtë do të marrin shpërblim prej 2500 euro dhe do të marrin pjesë në ceremoninë përfundimtare në nëntor në Bruksel, ku do të zgjidhen tre projekte më të mira, të cilat do të marrin shpërblime  prej 10.000 euro. Përveç  shpërblimet në të holla  projektet dhe organizatat fitojnë në njohjen  dhe do të shërbejnë si një frymëzim për organizatat dhe individët në të gjithë Evropën.

Dokumentacioni i konkursit, rregullat e hollësishme të konkursit dhe procedura e aplikimit, si dhe projektet të cilët  morën  shpërblime vitin e kaluar, janë në dispozicion në faqen e internetit të Komisionit Evropian https://ec.europa.eu/sport/be-inclusive_en#readysetgo

Burimi: Komisioni Evropian dhe Trupi Koordinues