Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR PJESËMARRJEN E TË RINJËVE NË PROGRAMIN E PRAKTIKËS

24. tetor 2016.

Shkolla e Hapur e Beogradit (BOSH) fton të rinjët nga territori i Serbisë që të paraqiten për pjesëmarrje në programin e praktikës kualitative të punës, të cilën BOSH-i e realizon në partneritet me Odën Ekonomike të Serbisë, përmes përkrahjes së Ministrisë së Rinisë dhe Sporit, Solidar Suisse – Zyra në Beograd, si edhe Odën Ekonomike Amerikane (AmCham).Programi i praksës realizohet për herë të dytë me radhë në kuadër të projekti “Praksam II – Sjellja e të rinjëve në botën e punës përmes praktikës së punës”. Përmes programit të kaluar kanë kaluar 30 të rinjë, në 16 subjekte ekonomike nga 6 vende të Serbisë, prej të cilave 12 gjatë praktikës apo drejtëpërdrejtë pas mbarimit të praktikës janë punësuar, ndërsa edhe 10 kanë vazhduar praktikën.

Programi Praksam është bërë në përputhje me konceptin e kualitetit të praksës profesionale/punës. Insistohet në zbatimin e standarteve të kualitetit për realizimin e praktikës, në mënyrë që të rinjët të arrijnë mundësinë që sa më shpejtë dhe në mënyrë efikase të përfshihen në tregun e fuqisë së punës dhe të bëhen konkurent në këtë treg, pikërisht që më lehtë dhe më shpejtë të vijnë deri tek puna e dëshiruar!

Konkursi është hapur për motivimin e të rinjëve të cilët dëshirojnë që të arrijnë përvojë kualitative të punës përmes praksës në subjektet ekonomike në tërë Serbinë. Përveç mundësisë për mësimin dhe arritjen e përvojës së punës, Shkolla e Hapur e Beogradit do t’i siguroj praktikantëve të rinj edhe pagën modeste në vlerë të harxhimeve të shuajtjes së nxehtë dhe transportit lokal, trajnimet shtesë mbi etikën e punës dhe menaxhimin e karierës, si edhe mundësinë për lidhje dhe rrjetëzim profesinal. Secilit nga praktikantët e zgjedhur do t’i caktohet mentor/ë nga subjektet ekonomike në të cilën realizohet praktika.

Janë të hapura pozitat e praktikantëvë në 19 kompani nga 6 vende. Praksa zgjatë 4 muaj, në periudhën prej nëntori/dhjetori 2016 deri në fund të marsit 2017.

Afati për dërgimin e dokumentacionit dhe plotësimin e formularit është 26 tetor 2016.

Për më shumë informacione klikoni në këtë adresë: http://prakse.bos.rs/prijava.html

Burimi: Shkolla e Hapur e Beogradit dhe Trupi Koordinues