Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR PËRKRAHJE FALAS NJËVJETORE PËR SHOQATAT

25. tetor 2016.

Qendra Grantit për konsulltime shoqërore fton organizatat e shoqërisë civile që të konkurojnë për përkrahjen një vjetore falas në zhvillimin dhe grumbullimin e mjeteve.

Në kuadër të misionit të tij social, Granted shpallë ftesën publike me emrin Dita mirë për grant, në bazë të cilit tre organizata të zgjedhura të shoqërisë civile në periudhë prej një viti do të fitojnë përkrahjen falas profesionale për zhvillimin organizativ dhe grumbullimin individual të mjeteve.

Grantit për organizatat e zgjedhura të shoqërisë civile do t’i mundësoj punë intensive dhe individuale, e cila përfshin shërbimet e ndryshme me qëllim që OJQ-ët e zgjedhura të rrisin buxhetin e tyre vjetor dhe aftësive deri në nivelin që individualisht të konkurojnë për Fondet e UE-së. Shërbimet falas të cilat konkursi i ofron janë:

  • ndihma në grumbullimin e mjeteve (hulumtimi i burimeve të burimit të financimit; avansimi i ideve projektuese apo aplikacioneve; krijimi i partneritetit);
  • trajnimet për përpilimin e projekteve;
  • përkrahja për zhvillimin organizativ.

Konkursi është hapur për të gjitha OJQ-ët e regjistruara, të cilat vitin e shkuar kanë pasur buxhet prej 30,000 – 60,000 eurove.

Organizatat e interesuara të shoqërisë civile duhet të dërgojnë Letër e interesimit ( deri në 3 faqe) deri më 1 nëntor 2016, në adresat elektronike ljilja@granted.rs apo mina@granted.rs të cilat do të duhej të përmbajnë:

  • biografinë e shkurtë të organizatës (misionin, projektet më të rëndësishme të realizuara, bashkëpunimin e krijuar);
  • prioritetete programore dhe financiare për zhvillim në disa vitetet e ardhshme;
  • të prituarat nga bashkëpunimi GRANTID-it.

Për më shumë informacione granted.rs/dobar-dan-za-grant

Burimi: Ekipi për Përfshirje Sociale dhe Zvogëlimin e Varfërisë dhe Trupit Koordinues