Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME NË BUJANOC

23. nëntor 2016.

Bujanoc – Fëmijët prej moshës 6 deri 18 vjeçare, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Bujanoci, mund të paraqiten në konkurs për logon e kampanjës e cilat merret me promovimin e drejtave të fëmijëve. Tema e kampanjës është rritja e ndërgjegjës mbi shkeljen e drejtave dhe mekanizmin e mbrotjes së drejtave të fëmijëve, ndërsa në konkursin e shpallë Klubi i Hapur dhe shtatë organizata partnere.

Teknikën e punës nxënësit mund individualisht ta zgjedhin, ndërsa për bazë rekomandohet blloku i shkollës i cili përdoret në orët e artit figurativ. Punimi duhet të ketë titull, i cili mund të jetë në formën e slloganit, si edhe të jetë i nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë. Nxënësit duhet të shkruajnë edhe vitin të cilin e ndjekin, si edhe emrin e shkollës.

Komisioni treanëtarësh në Bujanoc do të zgjedhë punimin më të mire dhe i cili do të shpërblehet me kuponin me vlerë prej 10.000 dinarëve, ndërsa afati për dërgimin e punimeve është 31 janar 2017. Punimet duhet të dërgohen në këtë adresë: Fismir Jahiu, Karagjorgje Petroviq 284, Bujanoc me shënimin “za konkur – logo” (dorëzimi personal).

Të gjitha informacionet rreth këtij konkursi mund t`i merrni përmes e-mailit: otvoreniklub@gmail.com

Burimi: Gazeta Popullore – Nish dhe Trupi Koordinues