Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR MBËSHTETJE TË RINJËVE

15. korrik 2014.

Leskoc – Si qendër resurse për rrethin e Pçinjës, shoqëria Parlamenti Popullor me ndihmën finansiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkurs për finansimin e projekteve për të rinjët.

Konkursi është hapur deri më 25 korrik, ndërsa të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë shoqëritë rinore dhe grupet rinore joformale përmes parlamenteve të nxënësve dhe studentor, grupeve tjera të rinjëve nga territori i rrethit të Pçinjës. Qëllimi i këtij projekti është që të arrijn aktivizmin, volenterizmin dhe humanitetin e të rinjëve të moshës 15 deri 30 vjet.

„Duke marrë parasysh katastrofën natyrore e cila ka ndodhur në Serbi dhe në këtë është e nevojshme të sanohen pasojat e përmbytjeve, këtë vitë theks të vaçant i’u është kushtuar projekteve me karakter të aktiviteteve humanitare për të rinjët”, tha bartësi i projektit Petar Gjuroviq.

Pas përfundimit të konkursit, komisioni do të vërtetoj cilat propozime përmbushin kriteret e konkursit, më pastaj përfaqësuesit e grupeve të zgjedhura të rinjëve do të ftohen në trajnimin treditor për shkruarjen e propozim projektit, i cili do të mbahet në periudhën nga 26 korriki deri më 9 gusht të këtij viti. Projektet e propozuara valontere të të rinjëve duhet që të zbatohen në periudhën nga 12 gushti deri më 1 nëntor, ndërsa vlera e një projektit volunter mund të arrij prej 40.000 deri 100.000 dinarë.

Të gjithë të interesuarit mund të marrin udhëzimet për zbatimin të ideve projektuese dhe formularet nga ueb faqja e Parlamentit Popullor ose nga ueb faqja e të rinjëve “Të rinjët janë ligj”. Pas konferencës është mbajtur sesioni informative për të rinjët, përfaqësuesit e grupeve joformale të të rinjëve dhe shoqatave rinore, ashtu që më detalisht që të njoftohen me udhëzimet e konkursit të këtij viti.

Në pesë vitet e fundit, përmes programit “Të rinjët janë ligj”, kanë finansuar 673 vullnetar të projektit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues