Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR ÇMIMIN VJETOR MEDIATIK PËR TOLERANCË

24. shtator 2015.

 

Komesari për Mbrojtjen e Barazisë, me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Serbi, prej datës 16 deri 19 nëntor 2015, në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, ka vendosur çmimin vjetor mediatik për tekstet dhe artikujt mediatik më të mira në temën kundër luftës së diskriminimit dhe promovimit të barazisë dhe tolerancës. Qëllimi ynë është njoftimi sa më i gjërë i publikut me fenomenin e diskriminimit në Serbi në të cilin rolin kryesor e kanë mediat, mbështetja e raporteve me të cilat përmirësohet barazia dhe tolerance në shoqërinë tonë, pastaj zhdukja e paragjykimeve dhe stereotipeve ndaj grupeve të pakicave, grupeve të margjinalizuara dhe të rezikuara, si dhe ngritjen e dukshmërisë së institucionit të Komesionerit. 

Të drejtë në pjesëmarrje në konkurs kanë gazetarët dhe gazetaret e të gjitha mediave elektronike dhe të shtypura lokale dhe nacionale në Serbi, të cilët kanë publikuar tekstet në temën e cila është dhënë në konkurs, në periudhën prej 1 janarit deri më 15 tetor 2015. Nga një shtëpi mediatike mund të konkurojnë shumë gazetarë, mirëpo edhe secili nga ata mund të dërgoj vetëm një tekst. Kriteret të cilat do të vlerësohen janë: njohja e fenomenit të diskriminimit, kontributi në zvogëlimin e stereotipit dhe paragjykimeve, raportimi afirmativ, promovimi i barazisë dhe përdorja e gjuhës së cenuar amtare.

Tekstet dhe artikujt mediatik duhet të dërgohen deri më 15 tetor 2015, në adresën elektronike poverenik@ravnopravnost.gov.rs ose në adresën e Komesarit për Mbrojtjen e Barazisë (për konkursin e gazetarwve), Beogradska 70, 11000 Beograd. Aplikacioni për konkurs duhet të përmbaj tekstin mediatik apo biografin e shkurtër me kontaktet e autorit. Formati i aplikimit: për radio television – linku dhe disku me artikullin, për mediat e shtypura dhe on line – linku dhe teksti i publikuar në formatin PDF.

Jurinë profesionale e përbëjn përfaqësuesit e Fakultetit e Shkencave Politike, Fakultetit për Media dhe Komunikim, Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës, si dhe përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Serbi dhe Komesarit për Mbrojtjen e Barazisë. Emrat e tyre do të publikohen në ueb dhe facebook faqen e Komesariatit për Mbrojtjen e Barazisë.

Çmimet ndahen në dy kategori:

i pari, dyti dhe i treti për artikujt e radios/TV;

i pari, i dyti dhe i treti për artikujt e shtypur/on line teksti.

Çmimet janë:

çmimi i parë – vizita studimore në shtëpinë mediatike europiane e cila ka praksë të mirë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër diskriminimit;

çmimi i dytë – foto album digjital dhe komplet i librave;

çmimi i tretë – kompleti i librave.

Artikujt më të mirë mediatik në konkurs dhe emrat e autorëve do të publikohen në Konferencën Ndërkombëtare “Serbia në rrugën e tolerancës dhe jo-diskriminimit”, e cila mbahet më 16 nëntor 2015, si dhe në ueb faqen dhe në facebook të Komesarit për Mbrojtjen e Barazisë dhe të OSBE-së, ndërsa do të publikohen edhe në udhërrëfyesin mediatik, me gjithë Raportin vjetor të Komesarit për Mbrojtjen e Barazisë për vitin 2015. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet në pjesën e dytë të nëntorit të vitit 2015.

Burimi: Resurs Qendra dhe Trupi Koordinues