Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR ÇMIMIN GAZETARESK TË FONDACIONIT “FETISOV”, FONDI MË I MADH GAZETARESK NË HISOTORINË E GAZETARISË (AFATI: 1 TETOR 2019)

19. shtator 2019.

Fondacioni Humanitar me bazë në Gjenevë ka nisur një konkurs ndërkombëtar për  çmimin gazetaresk Fetisov Journalism Aëards (FJA). Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 1 tetor 2019.

Çmimi do të jepet për gazetarët më të shquar nga e gjithë bota, të cilët kontribuojnë në promovimin e vlerave universale njerëzore, si dhe për guximin që ata kanë treguar gjatë punës në shkrimet e tyre kërkimore.

Sipas Fondacionit Fetisov, çmimi është unik për shkak të parave të çmimeve jashtëzakonisht të larta për shkrimetmë të mira, që arrin në 520.000 franga zvicerane.

Mund të marrin pjesë aplikantët mbi moshën 18 vjeç, të cilët duhet të emërohen nga përfaqësuesit e organizatave të regjistruara të gazetarëve (sindikatat, shoqatat, shoqatat e gazetarëve).

Historitë, artikujt dhe raportet gazetareske që aplikojnë për konkurs duhet të publikohen në median e shkruar ose në internet nga 1 qershori 2018 deri më 31 maj 2019.

Çmimet do të prezantohen në katër kategori: kontributi i jashtëzakonshëm për paqen, të drejtat civile, gazetari investigative si dhe shkrime për ekologjinë dhe mjedisin.  Do të ketë tre fitues të çmimeve në secilën kategori.

Për më shumë rreth konkursit dhe aplikimit mund të klikoni në https://fjawards.com/

Burimi: Dijalog.net dhe Trupi Koordinues