Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI PËR AVANSIMIN E POZITËS SË PERSONAVE ME INVALIDITET NË REPUBLIKËN E SERBISË NË VITIN 2016

10. shkurt 2016.

Lënda e këtij konkursi është financimi apo pjesëmarrja në financim e programeve, me të cilët kontribuohet avansimi i pozitës së personave me invaliditet deri tek pjesëmarrja e plotë e tyre në shoqëri përmes largimit të pengesave me të cilat ballafaqohen në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, të cilat i realizojnë shoqatat e personave me aftësi të kufizuara ose organizatat tjera socialo-humanitare të regjistruara në territorin e Republikës së Serbisë.

Mjetet për këtë konkurs sigurohen në kuadër të Buxhetit të Republikës së Serbisë, në Fondin Buxhetor për programet e mbrojtjes dhe avansimit të pozitës së personave me invaliditet, në shumë të përgjitshme jo më shumë se prej 62.000.000,00 dinarëve.


Në kuadër të këtij konkursi sigurohet financimi apo pjesëmarrja në finansimin e programeve të cilët kanë për qëllim:
 

1. përfshirja e personave me invaliditet në bashkësitë jetësore;

2. avansimi i barazisë së personave me invaliditet;

3. heqja e barrierave informative dhe komunikative me të cilat ballafaqohen personat me invaliditet.

Informacionet rreth këtij konkursi mund t`i gjeni në Udhëzimet për bartësit e propozimeve të projekteve të cilat ndodhen në ueb faqen e Ministrisë për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane http://www.minrzs.gov.rs, në kuadër të dokumentacionit të konkursit. Informacionet mund të mirren edhe përmes lidhjes telefonike në numrat 011/3620-928 ose 011/3614-960.

Burimi: Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane dheTrupi Koordinues