Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI I PROGRESIT EUROPIAN PËR PROJEKTET PARTNERE TË KOMUNAVE DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRIVE CIVILE

22. mars 2016.

Progresi Europian ka shpallur ftesën e dytë për përkrahje të projekteve të cilat do të realizohen në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe institucioneve të vetqeverisjeve lokale, ndërsa i cili ka për qëllim përforcimin shoqëror dhe ekonomik të grupeve të rrezikuara në 34 komunat në jugperendim dhe juglindje të Serbisë. Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës me ndërmjetësim të Fondit për Pjesëmarrje të Qytetarëve (CIF), do të përkrah këto projekte me 345.000 euro.

Të gjitha projektet e paraqitura do të duhen që të bazohen në strategjitë komunale të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të kontribuojnë në njërin nga prioritetet në vazhdim: punësim, arsimim dhe trajnim të grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara; avansimin e qasjes së barabartë të shërbimeve publike; promovimit të dialogut multietnik dhe bashkëpunimit ndërkulturor; avansimit të transparentitetit në finansimin e organizatave lokale të shoqërisë civile nga burimet financiare të vetqeverisjeve lokale, me çka do të përmirësohet niveli i përgjithshëm i menaxhimit të mirë në komunë.

Për projektet individuale do të ndahen deri 15.000 euro për projekt, ndërsa për ato partnere duhet të sigurojnë kontributin financiar prej më sëpaku 10% të vlerës së pjesëmarrjes së donatorit. Vlera e përgjithshme e projektit nuk mund të jetë më shumë se 25.000 euro.

Në kuadër të ftesës së parë të CIF-it janë miratuar 20 projekte, të cilat në mës të tjerash kanë kontribuar në përforcimin e ekonomik të grave, përmirësimin e qasjes dhe kualitetit të shërbimeve shëndetësore, kanë ndihmuar inkluzioni social të qytetarëve të nacionalitetit rom dhe personave me invaliditet, si dhe kanë promovuar tolerancën multietnike.

„Përmes Fondit për Pjesëmarrje të Qytetarëve, dëshirojmë të tregojmë që shoqëria civile paraqet partnerin kryesor të vetqeverisjeve lokale në zgjidhjen e problemit në bashkësi, dhe kështu kjo punë e përbashkët na dërgon drejt gjetjes së zgjidhjes së afatgjate të problemeve me të cilat qytetarët ballafaqohen, ndërsa veçanarisht atyrëve më të cënuar”, ka deklaruar Bilana Keriq, bashkëpuntore në programin për përfshirje sociale.

Për mjete të pakthyeshme në kuadër të kësaj ftese mund të paraqiten shoqatat dhe organizatat të cilat kanë seli në njërën prej 34 komunat të cilat janë të përfshira në programin e Progresit Europian, përfshirë edhe Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Projektet duhen të realizoehn në afat maksimal prej dhjetë muaj, ndërsa në afat minimal prej shtatë muaj.

Konkursi është i hapur deri më 4 maj 2016, ndërsa për më shumë informacione rreth kësaj ftese, si dhe dokumentacionit aplikues mund t’i merrni në ueb faqen e Progresit Europian http://www.europeanprogres.org/pozivi/sr/

Burimi: Progresi Europian dhet Trupi Koordinues