Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË

18. prill 2016.

Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Serbisë ka shpallur ftesë publike për dorëzimin e propozim projekteve për realizimin e programit “Përkrahja për shoqatat dhe organizatat – inkurajimi i aktiviteteve të organizatave, këshilluese dhe shoqërive” në vitin 2016.

1) Për paraqitjen e projekteve dhe tubimeve të organizatave, këshillave dhe shoqërive profesionale.
2) Për përkrahjen financiara dhe sponzorizimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Programet/projektet mund të paraqiten të gjithë organizatat, këshillat dhe shoqëritë e interesuara për realizimin e pjesëmarrjes në mjetet nga Buxheti për aktivitetet e dedikuara në avansimin e shëndetësisë.

Shoqëritë paraqitjet e veta mund t`i dërgojnë për programet/projeket të cilat sjellin ide dhe modele të reja të zhvillimit dhe/apo mënyra të reja të zgjidhjes së problemeve egzistuese, apo të plotësojnë  dhe zgjërojnë nevojat shëndetësore përmes ofrimit të shërbimeve, edukimeve dhe trajnimeve, organizimit të tubimeve, konferencave, takimeve, punëtorive profesionale, koha të cilëve është deri në gjashtë muaj.

Organizatat, këshillat apo shoqatat e interesuara mund të konkurojnë vetëm për sponzorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë, apo vetëm për përkahjen financiare, e cila nënkupton edhe sponzorizimin.

Të drejtë për paraqitje në ftesë kanë të gjitha shoqëritë të cilave veprimtaria është e interesit publik dhe në përputhje me aktet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Baza për defiminin e prioriteteve të konkursit është Plani zhvillimor i kujdesit shëndetësor.

Fushat me prioritet janë: preventimi i sëmundjeve kronike jo ngjitëse, përkrahja e pacientëve të sëmurë nga sëmundjet malinje, shëdetësia reproduktive, shëdeti i fëmijëve dhe të rinëjve, sëmundjet e varëshmërisë, sëmundjet ngjitëse, sëmundjet mentale, shëndeti i invalidëve, shëndeti i të moshuarve, shëndeti i romëve, ndalimi i dhunës në familje, zvogëlimi i të gjitha formave të diskriminimit në qasjen e mbrojtjes shëndetësore dhe përkrahja e programeve nacionale dhe strategjive nga fusha e kujdesit shëndetësor.

Me konkurs nuk janë të përfshira edhe aktivitet e institucioneve shëndetësore të cilat vetëm se janë financuar nga mjetet e Fondit Republikan për sigurim shëndetësor apo nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, monografimeve të boturara autoriale, manifestimeve kulturore dhe sigurimin e paisjeve.

Të gjitha shoqëritë e intereuara projektet e veta apo mbledhitë duhet t`i paraqesin në formularin M4, me përshkrimin e detajuar të aktiviteteve të propozuara.

Për më shumë inforamcione mund të gjeni në  http://www.zdravlje.gov.rs/showpage.php?id=147.

Burimi: Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues