Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSI I JUGMEDIAS: DËRGONA FOTOGRAFINË E MJEDISIT TUAJ DHE FITONI SHPËRBLIM (AFATI: 14 GUSHT 2020)

16. korrik 2020.

Për të lehtësuar këto ditë të vështira, të ngarkuara nga pandemia e virusit korona, të paktën për një moment, dhe për të zbukuruar verën e vitit 2020, portali Jugmedia shpalli një konkurs për fotot më të bukura të Rrethit të Jabllanicës, të quajtur "Vendi im përmes telefonit mobil".

Ju mund të dërgoni foto të lindjes së diellit ose perëndimit të diellit, shiut, reve, lumenjve, natyrës, luleve, kopshteve, kafshëve, livadheve, rrugëve, shesheve, parqeve, urave, shtëpive, njerëzve ose çdo momenti ose këndi të zonës tuaj që ju i konsideroni të vlefshme për t`u fotografuar.

Konkursi është i hapur deri më 14 gusht, dhe tre finalistët, të cilët do të përzgjidhen nga fotografë profesionistë, do të shpërblehen me shuma simbolike.

Kushti i vetëm është që fotografitë duhet të bëhen me telefon celular, pa efekte dhe përpunim në Photoshop, në mënyrë horizontale.

Përveç fotografisë, të cilën duhet ta dërgoni në e-mejljugmedia.redakcija@gmail.com, duhet të paraqisni emrin dhe mbiemrin tuaj, vendin ku është bërë fotografia dhe një përshkrim të fotografisë.

Të gjitha fotot e paraqitura do të publikohen në profilin në Instagram në portalin Jugmedia dhe do të përdoren me nënshkrimin tuaj për nevojat e portalit Jugmedia.

Shënim: Pasi të mbarojë konkursi për fotografi për Rrethin e  Jabllanicës, do të shpallen konkurset për rrethin e Pçinjës, Toplicës, Pirotit dhe Nishavës.

Burimi: Portali Jugmedia dhe Trupi Koordinues