Arkiva e lajmeve
                   

KONKURSET SHPËRBLYES PIKTUROR DHE LETRAR NË RRETHIN E JABLLANICËS

6. maj 2016.

Leskoc – Enti për Shëndet Publik i Leskocit dhe Instituti për Shëndet Publik i Serbisë “Dr. Milan Jovanoviq Batut”, me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Serbisë, ka shpallur konkurs shpërblyes për zgjidhje pikturore dhe përmbajtje letrare me rastin e shënimit të Javës së Shëndetit Oral dhe Ditës Nacionalale Pa Duhan.

Java e Shëndetit Oral shënohet prej 16 deri 22 maj 2016, me slloganin “Buzëqeshje e ndritur – ardhmëri e ndritur” dhe “Qeshu shëndetshëm”. Konkursi është dedikuar fëmijëve parashkollor dhe nxënësve të shkollava fillore të Rrethit të Jabllanicës, të cilët ftohet që të dorëzojnë nga tri punime më të bukura të pikturuara në kategorinë e moshës parashkollore, si dhe nga tri në kategorinë e klasave të ulëta dhe të larta të shkollës fillore. Punimet pikturore punohet në letër të formatit deri 35 cm x 50 cm, dhe të cilat duhen t`i dorëzohen Entit për Shëndet Publik të Leskocit, Qendrës për Promovimin e Shëndetit, Maksima Kovaçeviq 11, 16 000 Leskoc, më së voni deri 16 maj 2016, me shënimin – za konkurs “Nedelja zdravlja usta i zuba”.

Punimet më të bukura do të zgjidhen në nivel të rrethit, ndërsa pastaj dërgohen në Insitutin për Shëndet Publik të Serbisë “Dr Millan Jovanoviq Batut”, ku do të hyjnë në konkurencë për zgjedhje në nivelin republikan.

Enti i cekur më lartë ka shpallur edhe konkurs shpërblyes me rastin e 31 majit, Ditës Nacionale Pa Duhan, në temën “Rrethi im pa tym të duhanit”. Nga tri punime pikturore në kategorinë e moshës parashkollore dhe nxënësit e shkollave fillore mund t`i dorëzojnë Entit deri më 23 maj 2016, me shënimin – za konkurs “Moje okruzenje bez duvanskog dima”.

Punimet më të mira do të zgjidhen në manifestimin i cili do të organizohet me rastin e 31 majit, Ditës Ndërkombëtare Pa Duhan dhe do të botohen në Kalendarin e Shëndetësisë për vitin 2017.

Për të gjitha sqarimet dhe informacionet shtesë mund t`i drejtoheni dr Vanja Iliqit në tel: 016/235-020.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues