Arkiva e lajmeve
                   

Konkurs - YouthBuild Srbija

29. qershor 2015.

JE E PAPUNË ?

KE MIDIS 18 E 30 VJET?

JETON NË BUJANOC, PRESHEVË DHE VRANJË, NOVI PAZAR, TUTIN, SJENICË?

 

KY ËSHTË KONKURS PËR TY!

Inkuadrohu në programin YouthBuild Srbija dhe mëso se si ndertohet dhe mbahet web faqja, të gjeshë punë apo të fillosh biznesin tënd dhe kontribo në zhvillimin e komunitetit.

Të ofrojmë  mësim, vullnetarizëm,  fitimin e përvojës dhe një shans që si pjesë e një ekipi prej 30 femrave të reja, të bësh diçka për veten dhe komunitetin tënd.

Dërgoje të plotësuar formularin për aplikim  deri më 10.qershor 2015, në konkurs@gradjanske.org dhe bëhu pjesë e ekipit të YouthBuild Srbija! Formularin  e aplikimit mund të shkarkohet më poshtë

Do të ftojmë në trajnimin seleksionues në fillim të korrikut, ku do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e pjesëmarrseve në program.

NUK KE DËGJUAR PËR YOUTHBUILD?

Bëjë  një shëtitje nëpër lagje dhe do të njoftohesh me moshatarët  e tu, të cilët kanë ndjekur  programin YouthBuild.

 Në Qendrat e trajnimit në Bujanoc dhe  Novi Pazar, ata kishin trajnime  të përditshme mbi temat:  puna në komunitet, aftësitë e komunikimit, shkrimin e projekteve , dhe në të njëjtën kohë  kanë organizuar aksione vullnetare.

CILI ËSHTË QËLLIMI I KËTIJ PROGRAMI?

TRAJNIMI I  VAJZAVE- GRAVE TË  REJA PËR TË GJETUR  PUNË OSE  FILLUAR BIZNESIN  E TYRE, TË BËHEN AKTIVE NË KOMUNITET DHE TË KONTRIBUOJË NË ZHVILLIMIN E SAJ.

MË SHUMË PËR PROGRAMIN:

Në fazën e parë të programit (korrik-gusht 2015) – përmes trajnimeve për  zhvillimin e faqeve të internetit, pjesëmarrëset e projektit do të fitojnë aftësitë e kërkuara për  tregun e punës, veçanërisht në komunat e përzgjedhura, do të forcojnë  pozitën e tyre në komunitet duke u bër një burim i rëndësishëm për organizatat dhe institucionet vendore . Kursi do të zhvillohet për 20 ditë (gjithsej 40 ditë  trajnimi, 20 në Bujanoc  dhe 20 në Novi Pazar) në secilën prej ditëve të trajnimit do të mbahet nga 8 orë. Minimumi 160 leksione  do të mbulojnë temat e mëposhtme: Interneti si medium, klientët dhe serverat, trendet bashkëkohore në teknologji, elementet e Web dijaznit (tipografi, photography, layout faqe, etj), gjuha e  programimit  HTML5,  gjuha e programimit CSS  3, WordPress, etj

Ky trajnim ofrohet nga shkolla profesionale  „ shkolla e Krojaçevës"- fituese e çmimeve të rëndësishme vendore për TI (Teknologji informative) dhe shumë mirënjohjeve, nxënësit e kësaj shkolle janë autor të më shumë se 500 prezentimeve në internet. Shkolla e Krojaçevës është zyrtarisht qendra regjionale e trajnimeve për Apple. Afër 90% të nxënësve të shkollës  së Krojaçevës  punojnë pas përfundimit të programit ose kanë filluar biznesin e tyre. Çmimi komercial i trajnimeve për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e web faqeve që ofron shkolla e Krojaçevës është 150.000 dinar për person. Xxx jane falas

Në fazën e dytë të programit (shtator-tetor 2015) pjesmarrëset e projektit do të fuqizohen që të jenë të pavarura dhe proaktive, si dhe do të fitojnë njohuri për zhvillimi lokal, aktivizmin, vendosjen e partneritetit lokal, participimin e të rinjëve, por edhe për ndërlidhjen e këtyre temave me fuqizimin individual të të rinjëve përmes avancimit të kompetencave individuale dhe aftësive, veçanarisht për gjetjen e punës ose për fillimin e biznesit. Pjesmarrëset do të njoftohen me proceset e integrimit Evropian dhe rolin e të rinjëve në këtë process, si dhe me temat që janë relevante për këtë grup të caktuar- të drejtat e pakicave dhe të njeriut, me focus të vaçant në të drejtat e gruas.

Gjatë ndjekjes se programit, pjesmarrëset do të kenë mundësi të zhvillojn web prezentime për institucionet publike, ndërrmarjet dhe organizatat jofitimprurëse e vendeve të tyre, gjë që do ti ndihmoj ti prezentojnë aftësit e veta duke I lehtësuar vetës për të gjetur punë ose filluar biznesin,  por edhe të implementojnë aktivitetet që kanë për qëllim përparimin(avancimin) e komuniteteve lokale.

Në kuadër të programit do të organizohen vizita studimore kompanive që mirren me teknologjinë informative dhe organizatave që nxisin për aktivizëm qytetar dhe zhvillimin e komuniteteve lokale.

Në përfundim të Programit pjesmarrëset do të marrin çertifikatat të cilat do të mund ti përdorin kur të aplikojnë për punë, të cilat do të dëshmojnë për kapacitetet e tyre për të përmirësuar (avancuar) komunitetin lokal.

Bashkohu edhe ti!

Programin YouthBuild- Të rinjtë e edukuar dhe aktiv, e zbaton Incijativa qytetare    me sukses në Serbi që nga viti 2011, është model i cili prej vitit 1994  zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën. Gjatë 30 viteve përvojë, YouthBuild ka përgatitur mbi 110.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për të ndërtuar vetë komunitetin e tyre. Këtë vit programi zbatohet, me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit  dhe YouthBuild International.

 

Informata shtesë për programin mund të gjeni në adresat e mëposhtme:

 

:: www.youthbuildsrbija.org :: facebook.com/YouthBuildSrbija :: www.gradjanske.org :: facebook.com/GradjanskeInicijative

Download