Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PUBLIK PËR SUBVENSIONIMIN E PAGËS PËR PERSONAT ME INVALIDITET PA PËRVOJ PUNE

25. gusht 2016.

Shërbimi Nacional për Punësim ka shpallur konkurs publik për subvensionimin e pagave për personat me invaliditet pa përvoj pune.

Punëdhënësi i cili në kohë të pa caktuar punëson personin me invaliditet pa përvoj të punës ka të drejtë subvensionimi të pagës për atë person, në kohëzgjatje prej 12 muajve nga dita e themelimit të mardhënies së punës.

Subvensionimi i pagës miratohen në bazë të paraqitjes së kërkesës së punëdhënësit, në lartësi prej 75% e harxhimeve të përgjithshme me kontributet për sigurim të detyrueshëm social, ndërsa realizohet përmes rregullave mbi ndihmën shtetërore për punësimin e personave me invaliditet.

Informacionet shtesë rreth konkursit dhe kërkesën për subvensionim të pagës për personat me invaliditet pa përvoj pune mund t`i merrni në këtë adresë http://www.nsz.gov.rs/live/info/konkursi/javni_konkurs_za_subvenciju_zarade_za_osobe_sa_invaliditetom_bez_radnog_iskustva.cid25069?page=1, ndërsa mund të merren në secilën njësi organizative të shërbimit nacional apo përmes Qendrës për Kontakt të Shërbimit Kombëtar, tele: 0800-300-301.

Konkursi publik është i hapur deri më 31 dhjetor 2016.

Burimi: Shërbimi Nacional për Punësim dhe Trupi Koordinues