Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PUBLIK PËR NDARJEN E MJETEVE PËR PROGRAMET NË FUSHËN E ZHVILLIMIT TË SHOQËRIVE INFORMATIVE NË REPUBLIKËN E SERBISË NË VITIN 2018 – PROGRAMI PËR GRATË NË VENDE RURALE

24. tetor 2018.

Beograd - Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit ka dërguar ftesë publike për shoqatat dhe fondacionet e interesuara që kanë statusin e organizatave joqeveritare për të dorëzuar propozime për bashkëfinancim të programeve nga fondet e përcaktuara në buxhetin e Republikës së Serbisë për 2018. Programi duhet të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të përgjithshme në fushën e zhvillimit të shoqërive së informacionit në territorin e Republikës së Serbisë.

Subjekti i konkursit është alokimi i fondeve për programet në fushën e zhvillimit të shoqërisë së informacionit, dmth realizimi i programeve që synojnë ngritjen e nivelit të shkrimit digjital dhe kompetencave digjitale të grave nga zonat rurale.

Shuma maksimale që mund të miratohet sipas propozimit të programit është 2.000.000,00 dinarë.

Në konkurs publik parashikohet që të paraqiten propozimet e programit në format e caktuara në gjuhën serbe, të shkruara domosdoshmërisht në kompjuter personal. Propozimet e një projekti të shkruar me dorë ose makinë shkrimi, si dhe ato jashtë formës së përshkruar, nuk do të merren parasysh.

Afati i fundit për dorëzimin e programit është më 29.10.2018.

Propozimet e programeve dhe dokumentacionit i dorëzohen zyrave të Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Sektorit për Shoqërinë e Informacionit dhe Sigurisë së Informacionit, në adresën: Beograd, Nemanjina 22-26, në një zarf të mbyllur, vetëm me postë të rekomanduar ose përmes korrierit ose me dorëzim personal. Emri i plotë dhe adresa e dërguesit duhet të shkruhet në zarf, emri i propozimit të programit dhe teksti i mëposhtëm: «ЗА КОНКУРС – НЕ ОТВАРАТИ«.

Për më shumë informata rreth konkursit mund t`i gjeni në: http://mtt.gov.rs/vesti/javni-konkurs-za-dodelu-sredstava-za-programe-u-oblasti-razvoja-infprmacionog-drustva-u-republici-srbiji-u-2018-programi-za-zene-u-ruralu/?script=lat

Burimi: Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Trupi Koordinues