Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR TË RINJTË NË BUJANOVC

31. korrik 2012.

 Je i/e pa punsuar je në mes 15 deri 30 vjet? Jeton në Vranjë, Bujanoc dhe Preshevë? Do të bëhësh aktiv/e? Nuk ke përvoj pune? Do të mësosh dhe të kuptosh të gjitha për mundësit për përvojë, praktik dhe ndërrmarsi? Kyçu në projektin „YouthBuild Srbija – Të ritë e arsimuar dhe aktiv“  dhe bëhu njëri/a nga 40 të rinjtë të cilat në trajnim gjashtë mujorë do të fitojnë aftësit e nevojshme për punsim dhe aktivitet në bashkësin lokale.Dërgoje aplikacionin e plotsuar deri më 3. shtatorë 2012 në lirije@gradjanske.org dhe bëhu pjes e ekipit „YouthBuild Srbija – Të rinjtë e arsimuar dhe aktiv”!

Projekti „YouthBuild Srbija – Të rinjtë e arsimuar dhe aktiv” marrin trajnim intenziv për aftësi të nevojshme për punsim dhe aktivitet në bashkësin lokale, si dhe mentorim për 40 tëë rinjtë në Bujanovc, Preshevë dhe Vranjë. Grupa 40 pjesëmarrësve me moshë prej ˡ deri në 30 vjetë, nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja, do të kalojnë gjashtë muaj dhe do të marrin pjes në dy fazat e projektit. Katër mujorin e parë do të kalojn në mësim intenziv në Qendrën për trajnim në Bujanoc, ku do të mblidhen çdo ditë për shumllojshmëri të aktiviteteve edukative, seminare. Këshilla dhe mbështetje. Gjatë kësaj faze, pjesmarrët do të kalojn kohën edhe në disa projekte të dobishme shoqrore mbrenda bashkësis,  kështu që në tre muajt e parë do të angazhohen në dy mënyra:

1.Aktivitetet brenda në klasë, përmes të cilit do të përmisojnë aftësit e tyre gjuhësore dhe arsimim finasiarë, mësojn shkathtësi praktike,aftesi komunikuese,kalojnë nëpër trajnime udhëheqësë dhe aftësi sociale,       

2,Në aktivitete lidhur me projektet brenda bashkësisë, që potencialin e të rinjve e bëjnë të dukshëm dhe ofrojnë përvojë praktike pune.

Në fazën e dytë, e  cila do të zgjatë dy muaj, Iniciativat Qytetare do t'u ndihmojnë pjesëmarrësve me rastin e kërkimit të vendeve të punës dhe praktikave, si dhe me rastin e projekteve ndërmarrëse të krijojë kontakte me institucione dhe aktivitete të tjera që lidhen me arritjen e pavarësisë ekonomike të rinjve. Një herë në javë pjesëmarrësit do të kthehen në qendrën e trajnimit për konsultime shtesë dhe shërbime të zhvillimit professional.

Elementet e arsimimit social e qytetarë do të jenë të përfshira në të dy fazat e programit. Pjesëmarrësve gjithashtu do t'u sigurohen bursa. Trajnimi fillestar për pjesëmarrësit është planifikuar prej 12-14 shtator  pas të cilit do të përzgjedhen pjesëmarrësit e programit gjashtëmujor.

YouthBuild" është model që është zbatuar dhe ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën. Me mbi 30 vjet përvojë „YouthBuild" i ka përgatitur mbi 94.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për ta ndërtuar vetë bashkësinë e vet. Projektin „YouthBuild Serbia - të rinjët e edukuar dhe aktiv e implementojnë Iniciativat qytetare, me ndihmën e Caritas Luksemburg dhe YouthBuild International.