Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR PUNË NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC

24. janar 2019.

Bujanoc – Konkursi për punësim të mjekëve, motrave medicinale dhe personelit jomedicional në Shtëpinë e Kulturës është publikuar në ueb faqen e Shërbimit Nacional për Punësim, ndërsa sipas fjalëve të zëdhënësit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Stojançe Arsiq, përparësi do të kenë kandidatët nga Bujanoci, do të sigurohet “rekomandim joformal” i vetqeverisjes lokale për udhëheqësinë e Shtëpisë së Shëndetit.

Duke marrë parasysh kushtet e konkursit nuk është e lejuar që të caktohet vendi i banimit të kandidatit, e kemi pyetur Arsiqin në cilën mënyrë bujanocasit do të jenë të favorizuar për dallim nga të tjerët, sepse pikërisht ai këtë e ka garantuar para shpalljes së konkursit.

 “Po nëse paraqiten më shumë kandidatë, të cilët plotësojnë kushtet e përbashkëta, përparësi do të kenë ata nga Bujanoci, sepse kështu veprohet gjithka dhe kjo është mënyrë e rregullt”, thotë Arsiq, duke shtuar se “më herët rreth kësaj nuk është kushtuar llogari dhe kështu paguhen shifra të mëdha për harxhimet rrugore”.

Ai theksoi se kandidatët nga jashtë do të punësohen vetëm në rastin kur në Bujanoc nuk ka kuadro për vendin e caktuar të punës.

„Rekomandimet e vetqeverisjes lokale nuk i përbahen të gjihtë, mirëpo në rastin e Shtëpisë së Shëndetit me siguri që po”, theksoi Arsiq.

Konkursi për punë për kohë të caktuar prej tre muajve është shpallur për 6 mjekë medicinal, 1 stomatolog, 7 motra medicinale, 2 vozitës dhe 2 ndihmëse.

Tekstin e kompletuar të konkursit mund ta merrni   KËTU.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues