Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR PROJEKTET INOVATIVE EKOLOGJIKE

27. prill 2017.

Është hapur konkursi i pestë jubilar i Forumit Nacional për Ide të Gjelbërta, i cili shpërblen projektet më të mira të orjentuara biznesore. Idetë inovative të bazuara në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm do të kenë mundësi që të fitoj ndihmë në aspektin e donacionit të Fondacionit Trag, Fondit të Vllezërve Rokfeler dhe Erste Banka, ndërsa për këtë vit ndihmës do t`i ofrohet edhe partneri i ri – Organizatara Humanitare Church Ëorld Servise (CWS).

Përveç ndihmës në të holla në vlerë prej 5.000 dollarë amerikan, projektet fituese do të përkrahen shtesë përmes konsulltimeve dhe mentorimit, në mënyrë që të bëhen konkurent dhe të qëndrueshëm për një periudhë të gjatë.

Qëllimi i konkursit është njohja dhe përkrahja e ideve të shoqatave, kompanive të vogla, sipërmarrësve dhe individëve, të cilët përveç potencialeve më të mëdha të qëndrueshmërisë, të krijohet edhe ndikimi i qëndrueshëm socio-ekonomik në bashkësinë e vet lokale, përmes ruatjes së resursve natyrale dhe mjedisit jetësor.

Institucioni i cili shpallë konkurs: Fondacioni Trag

Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 05-05-2017

Tema: Mbrojtja e mjedisit jetësor

Vlera e Grantit: 5.000 dollarë amerikan.
 

Rrethi i aplikantit: shoqëritë, kompanitë e vogla, sipërmarrësit dhe individët.

Informacionet shtesë mund të mirren në këtë adresë: https://www.tragfondacija.org/pages/sr/donacije-za-ocd/nacionalni-forum-za-zelene-ideje.php

Burimi: Fondacioni Trag dhe Trupi Koordinues