Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR NDARJEN E SUBVENSIONEVE DHE DOTACIONEVE TË DEDIKUARA PËR PROJEKTET E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË VITIN 2017 (AFATI: 31.03.2017)

19. janar 2017.

Beograd – Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit ka shpallur konkurs publik për ndarjen e subvensioneve dhe dotacioneve të dedikuara për projektet e zhvillimit të turizmit në vitin 2017.

Me konkurs janë paraparë inkurajimet për ndërtimin e infrastrukturës dhe superstrukturës në destinacionet turistike, si edhe për projektet promovuese, edukimit dhe trajnimit në turizëm në Republikën e Serbisë.

Të drejtë për pjesëmarrje në mjetet e pakthyeshme kanë të organizatat e menaxhimit të destinacionit, shoqëritë ekomomike, përkatësisht organizatat dhe institucionet tjera themelues i të cilave është Qeveria apo njësia e vetqeverisjes lokale, dhe të cilët nuk janë përdorues indirect të buxhetit, si edhe personat juridik në të cilat Republika e Serbisë është pronar i shumicës dhe personat juridik të cilët menaxhojnë hapësirat turistike apo objektet infrakstrukturore turistike dhe superstrukturës, njësitë e vetqeverisjes lokale, organizatës turistike lokale, si edhe organizatat joqeveritare për realizimin e projekteve të zhvillimit të turizmit.

Informacionet rreth konkursit dhe formularëve të kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme mund të mirren nga ueb faqja e Ministrisë së Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit www.mtt.gov.rs . Kërkesa për përdorimin e subvensioneve dhe dotacioneve i përkasin Ministrisë së Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Sektorit të Turizmit, Nemanjina br. 22 – 26 Beograd, kryesisht përmes postës apo shkrimtores së Ministrisë.

Me rastin e ndarjes së mjeteve do të rrespektohen kriteret të cilat i përkasin shkallës së pajtueshmërisë së projekteve me Strategjinë e Zhvillimit të Turizimit të Republikës së Serbisë, prodhimeve prioritetare turistike, hapësirave turistike si edhe menaxhimit adekuat të resurseve turistike dhe zhvillimit të proceseve në turizmit dhe shkallën e zhvillimit të komunave të caktuara.

Afati për paraqitje është 31.3.2017.

Burimi: Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Trupi Koordinues