Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE PËR SUBVENSIONE SUBJEKTEVE EKONOMIKE NË PRONËSI PRIVATE PËR VITIN 2019, NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

19. shtator 2019.

Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi pranimin e Programit të masave mbi ndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për subjektet ekonomike në pronësi private për vitin 2019, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 05 nr 401 - 7535/2019 të datës 01.08.2019, si edhe në bazë të nenit 31 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative, Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 19 shtator të vitit 2019,

 

shpall

KONKURS

për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për

vitin 2019, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

 

I VLERA E MJETEVE

Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 40.000.000,00 dinarë, për komunën e Preshevës në vlerë prej 15.400.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 16.600.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 8.000.000,00 dinarë.

Me fondet e përcaktuara do të financohen masat e mëposhtme:

1. Masa e projekteve të bashkëfinancimit në fushën e zhvillimit bujqësor dhe të prodhimit të ushqimit për kooperativat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit të regjistruar për prodhimin primar bujqësor;

2. Masa e bashkëfinancimit të projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit të cilët kanë tendencë rritjeje dhe punësime të reja.

Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve / makinave për subjektet që plotësojnë kërkesat e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupi Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3, për bizneset e vogla dhe sipërmarrësit, deri në 60% (neto) shpenzimet (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3, për kompanitë e mesme edhe deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I nga pika 1.3, për kooperativat bujqësore.

Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrimi ekskluziv i aplikuesit.

 

II KUSHTET E KONKURSIT

Të drejtë për të shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë subjektet ekonomike të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, si më poshtë:

1) subjektet juridike të kategorizuara si ndërmarrje të vogla dhe të mesme në përputhje me nenin 2a të Rregullores mbi Rregullat e Ndarjes së Ndihmës Shtetërore ("Gazeta Zyrtare e RS", Nr. 13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13 dhe 119/14).

            2)  sipërmarrësit;

            3)  kooperativat bujqësore,

të cilët janë të regjistruara në fushën e prodhimit dhe të shërbimeve në sektorët A - bujqësi, B - miniera, C – industri prodhuese, D - furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, E - furnizimin me ujë, menaxhim të ujërave të zeza, kontrollin e procesit heqjen e mbeturinave dhe si aktivitetet e ngjajshme dhe F - ndërtimtari (sipas klasifikimit të veprimtarive në përputhje me Rregulloren mbi Klasifikimin e Veprimtarive ("Gazeta Zyrtare e RS-ës”, nr 54/10)) dhe në faqen e internetit të Institutit Republikan për Statistika (www.stat.gov.rs) dhe të cilat kanë seli në territoret e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përjashtimisht, mjetet mund të ndahen edhe në sektorin G – kur përveç tregëtisë në të madhe dhe të vogël, sipërmarrjet në afarizmin e tyre kanë edhe veprimtarinë prodhuese, dhe me këtë rast është e nevojshme TË DËRËZOHEN FOTOGRAFITË E REPARTIT TË PRODHIMIT, MAKINAVE EGZISTUESE APO MEKANIZMIT SI DHE KARTELAVE TË MJETEVE THEMELORE PËR ATO, 3 FATURA PËR MALLIN E POROSITUR APO PUNIMET NGA PERIUDHA E MËPARSHME.

Në sektorin G mjetet nuk mund të përdoren drejtpërdrejtë për tregëtinë komerciale, siç është prokurimi i pajisjeve të mjeteve të transportit për objektet komerciae dhe të tilla.

Në përputhje me nenin 7 paragrafi 2 të Rregullores mbi Rregullat e Ndarjes së Ndihmës Shtetërore, ndihma shtetërore nuk do t'u jepet kompanive të cilët kryejnë veprimtari në sektorët: e çelikut, fibrave sintetike dhe qymyrit.

Mjetet e pakthyeshme nuk janë të dedikuara për:

1) aktivitetet dhe projektet për të cilat tashmë është aprovuar një formë e ndihmës shtetërore;

2) mjetet e përhershme qarkulluese;

3) projektet e amviserive bujqësore individuale të regjistruara;

4) projekte që kanë të bëjnë me partitë politike;

5) projekte që kanë lidhje me:

a. industrinë e duhanit;

b. prodhimin e pijeve alkoolike të distiluara;

c. basteve dhe lojërave të fatit;

d. armatim dhe municion;

  1. kryerjen e shërbimeve të regjistruara në sektorët G – të tregëtisë me shumicë dhe pakicë, riparimin e automjeteve motorike dhe motoçikletave; H - komunikacion dhe magazinim; I-shërbimet e akomodimit dhe shërbimet ushqimore; J-informim dhe komunikim; K- veprimtari financiare dhe të sigurimit; L- bizneseve me pasuri të patundshme; M- veprimtari profesionale, shkencore, inovatore dhe teknike;  N - veprimtari të shërbimit administrativ dhe ndihmës; O- administratë shtetërore dhe mbrojtje; sigurimi social të detyrueshëm; P- arsim; Q – mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja sociale; R - art; argëtim dhe rekreacion; S - veprimtari të tjera shërbyese; T - veprimtarinë e ekonomisë familjare si punëdhënës; veprimtarinë e familjeve që prodhojnë mallra dhe shërbime për nevojat e tyre; U - veprimtaritë e organizatave dhe trupave eksterritoriale në Klasifikimin e Veprimtarive (prezantimi në faqen e internetit të Entit Republikan të Statistikave, www.stat.gov.rs).

  1. subjektet ekonomike të cilat kryejnë veprimtari në sektorët: e çelikut, fibrave sintetike dhe qymyr, në përputhje me nenin 8 paragrafi 2 të Rregullores mbi Rregullat e Ndarjes së Ndihmës shtetërore.

VËREJTJE: MUNDËSI EKSPOZIONALE TË NDARJES SË MJETEVE EDHE NË SEKTORIN G – kur përveç tregëtisë në të madhe dhe të vogël, sipërmarrjet në afarizmin e tyre kanë edhe veprimtarinë prodhuese dhe në këtë rast është e nevojshme TË DËRËZOHEN FOTOGRAFITË REPARTIT TË PRODHIMIT, MAKINAVE EGZISTUESE APO MEKANIZMIT SI DHE KARTELAVE TË MJETEVE THEMELORE PËR ATO, 3 FATURA PËR MALLIN E POROSITUR APO PUNIMET NGA PERIUDHA E MËPARSHME.

 

II KUSHTET E KONKURSIT

Të drejtë në shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë bartësit e aplikacioneve të cilat i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

а) kushtet themelore

  1. ta kenë dorëzuar formularin e plotësuar të aplikimit të Shërbimit të Trupit Koordinues me dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me këtë program dhe konkursin e publikuar;

  2. që për të njëjtat qëllime nuk kanë përdorur fonde inkurajuse që vijnë nga buxheti i Republikës së Serbisë, buxheti i vetëqeverisjes lokale ose organizatave donatore;

  3. të kenë të siguruar fondet e tyre për bashkëfinancimin e projektit (shlyerjen e detyrimeve nga fondet individuale për blerjen e pajisjeve me anë të lëshimit ose kompensimit nuk është e lejuar);

  4. të kenë të shlyera detyrimet në bazë të tatimit dhe kontributeve;

  1. të kenë të shlyera të gjitha detyrimet në bazë të taksave lokale;

  1. të jenë në pronësi shumicë private;

  1. të jenë të regjistruar në Agjensinë për Regjistrat e Bizneseve; që brenda një viti para paraqitjes së kërkesës, nuk iu është shqiptuar masa e plotëfuqishme e ndalimit të kryerjes së veprimtarisë;

  1. të ekzistojë dhe veprojë për të paktën dy vjet në territorin e komunave të Preshevës, Bujanocit ose Medvegjës - që selia e ndërmarrjes duhet të jetë në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc ose Medvegjë të paktën nga viti 2017 (të ketë raporte financiare mbi veprimtarinë për dy vitet e fundit - 2017 dhe 2018);

  1. që deri në ditën e paraqitjes së kërkesës të kenë të paktën dy të punësuar për një periudhë të pacaktuar kohore (vërtetim është formulari i aplikimit M4 dhe / ose MA);

  2.  që llogaria e parashtruesit të kërkesës nuk është bllokadë në periudhën prej 1 janarit 2019;

  3. që ndaj tyre nuk është nisur procedurë e falimentimit apo procedurë e likuidimit;

  1. që nuk janë në vështirësi, ndërsa sipas definicionit të mëposhtën:

Subjekti ekonomik në vështirësi është subjekti ekonomik që nuk është në gjendje të parandalojë humbjet nga fondet e veta, fondet e pronarëve / aksionarëve të tij ose të besuarëve ose fondet nga burimet e tjera në treg, dhe të cilat pa intervenimin e shtetit, për një kohë të shkurtë dhe të mesme do të rrezikojë mbijetesën e tij.

Subjekti ekonomik është në vështirësi:

- nëse përgjegjësia për borxhet e tij është e kufizuar dhe ai ka humbur më shumë se gjysmën e kapitalit themelor, nga të cilat mbi një të katërtën e kapitalit themelor e ka humbur në 12 muajt e fundit;

- nëse të paktën një person në mënyrë të pakufizuar përgjigjet ndaj borxheve të tij dhe raportet financiare tregojnë se kapitali i tij është zvogëluar për më shumë se gjysma, nga të cilat më shumë se një e katërta e kapitalit është humbur në 12 muajt e fundit;

- nëse plotëson kushtet për hapjen e një procedure falimentimi.

Subjekti ekonomik është në vështirësi edhe nëse asnjë nga kushtet e përmendura në paragrafin 1 të kësaj pike nuk është plotësuar, nëse ka shenja të dukshme se është në vështirësi, si rritja e humbjeve, reduktimi i të ardhurave totale, rritja e stoqeve, kapaciteti i tepërt, zvogëlimi i rrjedhave të mjeteve monetare , rritja e borxhit, rritja e kostove të interesit dhe rënia ose nulta neto e vlerës së pronës. Në kushtet më të vështira është një subjekt biznesi i cili është i paaftë për të paguar (insolvent) ose ndaj të cilit është hapur procedura e falimentimit.

 

b)  kushtet specifike

Një subjekt ekonomik nga territori i një komune mund të paraqesë maksimum një paraqitje  të propozim projektit për mjete për financim e projekteve.

Me rastin e dorëzimit të paraqitjes, selia qendrore e subjektit ekonomik duhet të jetë në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit ose Medvegjës së paku nga viti 2017.

Subjektet afariste që kanë marrë fonde në konkursin e shpallur në bazë të Programit të masave për ndarjen dhe përdorimin e fondeve për subvencione për kompanitë private në vitin 2016 dhe 2018, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë konkurs. Në të kundërtën, paraqitja e tyre do të refuzohet si e pabazë.

Subjektet e ekonomike që kanë marrë mjete të pakthyeshme për subvencionet në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues të vitit 2012, 2013, 2014 dhe 2015, kanë të drejtë të aplikojnë për konkursin për vitin 2019.

Me rastin përzgjedhjes së paraqitjeve , në rast se kanë të njejtin numër të poenave, përparsi do t`i jepet subjekteve ekonomike që nuk kanë marrë mjete të pakthyeshme për subvensione në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues.

Aplikacionet e subjekteve ekonimike kundër të cilit udhëhiqet procedurë gjyqësore  për mospërmbushjem të detyrimeve sipas Kontratës me Shërbimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mbi ndarjen e subvencioneve në bazë të konkurseve të mëparshme, do të refuzohen si të pabaza.

Shuma e miratuar e mjeteve të pakthyeshme nuk mund të jetë më e vogël se 300.000,00 dinarë, pa TVSH. Në një projekt propozim është e mundur të kombinohen aplikimi për aktivitetet 1) dhe 2) të masës II nga pika 1.5. b), por shuma totale e shumës së aprovuar për subvencion nuk mund të jetë më shumë se 3.000.000,00 dinarë pa TVSH.

 

III DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

  1. Formulari i plotësuar në mënyrë të rregullt, i vulosur dhe i nënshkruar - Formulari numër 1A ose 1B;

  2.  Deklaratë me shkrim e nënshkruar dhe e vulosur për pranimin e kushteve për ndarjen e fondeve - Formulari numër 2;

  3. Vërtetimi nga Agjencia e Regjistrit të Bizneseve;

  4. Akti  i Themelimit të parashtruesit së kërkesës (origjinali ose fotokopja e vërtetuar);

  5. Raportet vjetore financiare për vitin 2017 dhe 2018 (bilanci gjendjes, bilanci i të ardhurave dhe shtojca statistikore) të vërtetuara nga kontabilisti dhe përfaqësuesi ligjor i subjektit ekonomik me listën e regjistrimit të mjeteve themelore në ditën 31 dhjetor v.2018;

  6. Lista e regjistrimit të mjeteve themelore më datë 31 dhjetor v.2018;

  7. Formulari i plotësuar, nënshkruar dhe vërtetuar i kostos së projektit me strukturën bashkëfinancuese të parashtruesit të Paraqitjes, duke treguar burimet e fondeve për bashkëfinancimin e projektit - Formulari nr. 3;

  8. Formulari i paraqitjes  M4 dhe / ose MA për punonjësit, origjinali ose fotokopja e vërtetuar;

  9. Aryetimi me të cilin shpjegon se si pajisjet e blera do të kontribuojnë në reduktimin e konsumit të energjisë për njësi të prodhimit dhe të cilat detyrimisht duhen të përmbajnë:

  1. Në rast të ndryshimit të pajisjeve egzistuese:

    1. karakteristikat teknike të pajisjes së re që është lëndë e prokurimit, si dhe atyre ekzistuese me të dhënat e detyrueshme për konsumin e energjisë për njësi të prodhimit ose në baza vjetore dhe numrin e orëve të punës gjatë vitit;

    2. nëse pajisja është e shënuar me një klasë ose me disa etiketa të tjera të efikasitetit të energjisë, është e detyrueshme të tregohen të dhënat për pajisjet ekzistuese dhe të reja;

    3. masat e avansimit të efikasitetit të energjisë në prodhim të cilat do të merren së bashku me instalimin e pajisjeve të reja;

  2. Në rast instalimi të pajisjeve të reja;

            d. karakteristikat teknike të pajisjeve të reja që janë subjekt i prokurimit, me të dhënat e kërkuara për konsumin e energjisë për njësi të produktit ose për çdo vit dhe numrin e orëve të punës gjatë vitit;

            e. nëse pajisja shënohet me një klasë ose me ndonjë etiketë tjetër të efiçencës së energjisë, është e detyrueshme të sigurohet informacioni;

            f. masat për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në prodhimin që do të ndërmerren me instalimin e pajisjeve të reja;

  1. Vërtetimin origjinal i departamentit kompetent të Administratës Tatimore se aplikanti ka paguar të gjitha detyrimet për tatimet dhe kontributet që përfundojnë me datën e publikimit të ftesës publike;

  2. Vërtetimin origjinal nga organi kompetent të vetëqeverisjes lokale që aplikanti ka shlyer të gjitha obligimet ndaj vetëqeverisjes lokale që përfundojnë me datën e publikimit të ftesës publike;

  3. Vërtetimin origjinal të organit kompetent që personit juridik në vitin e fundit para publikimit të ftesës publike nuk iu është shqiptuar masë e plotëfuqishme e ndalimit të kryerjes së veprimtarisë – i lëshuar pas shpalljes së konkursit;

  4. Vërtetimi i Bankës Kombëtare të Serbisë se llogaria e aplikantit nuk është i bllokuar që nga 1 janari 2019 – i lëshuar pas shpalljes së konkursit;

  5. Vërtetimi i Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve ose gjykatës kompetente që kundër tyre nuk është iniciuar procedura e falimentimit ose likuidimit, të lëshuara pas shpalljes së konkursit;

  6. Vendimi i parashtruesit të kërkesës mbi furnizuesin e zgjedhur, gjegjësisht  furnizuesit me arsyetim dhe profakturë.

 

IV AFATI PËR PARAQITJE DHE PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Afati për dorëzimin e paraqitjeve në konkurs është 9 tetor v.2019.

Parashtruesit, paraqitjet e tyre së bashku me dokumentacionin përcjellës duhet t`ia dorëzojnë Shërbimit të Trupit Koordinues personalisht apo me postë rekomanduese në adresën:

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Bulevar Mihaila Pupina 2, 11 070 Novi Beograd

Paraqitjet dorëzohen në zarfin e mbyllur dhe të vulosur me shënimin „Prijava za konkurs – za sredstva za subvencije privatnim preduzećima u 2019. godini u opštinama Preševo, Bujanovac i Medveđa, sa napomenom „NE OTVARATI PRE ISTEKA ROKA“, me emrin e plotë dhe adresën e dërguesit në pjesën mbrapa të zarfit.

Paraqitjet të cilat nuk dorëzohen sipas mënyrës së paraparë të lartëpërmendur nuk do të shqyrtohen.

 

V NDARJA E MJETEVE

Shikimin, kontrollimin e rregullësisë formale, vlerësimin e aplikacioneve dhe sjelljen e vendimit mbi ndarjen e fondeve të subvencionimit kryhet nga ana Komisioni, i cili formohet me vendim të u.d të drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Çdo paraqitje vlerësohet në bazë të kritereve për vlerësimin e paraqitjeve dhe përpilohet rang lista e bazuar në numrin e pikëve në përputhje me kriteret.

Do të merren parasysh vetëm aplikacionet e dorëzuara në mënyrë komplete dhe në kohë.

Në përputhje me kriteret e përcaktuara, Komisioni do të kryejë renditjen e aplikacioneve për shpërndarjen e fondeve. Komisioni pas rangimit të kryer, në bazë të autorizimit nga vendimi, në afat prej 15 ditëve nga data e skadimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve, do të sjellë vendim për përzgjedhjen e aplikacioneve për të cilat do të jepen mjetet e pakthyeshme, të cilën e nënshkruan kryetari/ja i/e Komisionit.

Kandidatët, paraqitjet e të cilëve janë refuzuar nga Shërbimi Trupi Koordinues kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve nga data e marrjes së vendimit për ndarjen e fondeve, në përputhje me nenin 32 dhe 147 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Në ankesë duhet të theksohet vendimi i kontestuar, numri dhe datën e vendimit, arsyet për paraqitjen e ankesës dhe arsyetimi.

Ankesa i parashtrohet u.d të drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa përmes Komisionit për Vlerësimin dhe Përzgjedhjen e Aplikacioneve për Caktimin e Fondeve për Subvencione për Bizneset në Pronësi Private, në adresën e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Bulevari Mihail Pupin 2, 11070 Novi Beograd.

Mbi ankesën vendos u.d e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues brenda 15 ditëve nga data e pranimit të ankesës.

Vendimi i u.d së drejtoreshës sipas ankesave të paraqitura është përfundimtar në procedurën administrative.

Mjetet e pakthyeshme të miratuara do të paguhen në llogarinë e furnitorit, gjegjësisht dorëzuesit.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të nënshkruajë kontratë treshe, me shfrytëzuesit e fondeve dhe furnitorët, gjegjësisht dorëzuesit që ata kanë zgjedhur.

Aktiviteti për të cilin miratohet fondi, si dhe të gjitha pagesat që lidhen me realizimin e tij, duhet të fillohen pas nënshkrimit të kontratës dhe të përfundohen brenda 6 muajve nga data e lidhjes së kontratës.

Shfrytëzuesi i mjeteve dhe furnitori i pajisjeve janë të detyruar që me rastin e nënshkrimit të kontratës me Shërbimin e Trupit Koordinues Trupit të dorëzojnë: kambialin dhe autorizimin e kambialit dhe kërkesën për evidentimin e kambialit.

Tek pajisjet importuese, FURNITORI I HUAJ është i detyruar që të siguroj garancionin bankar në dobi të Shërbimit të Trupit Koordinues.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, furnitori, gjegjësisht dorëzuesi është i detyruar të paraqesë vërtetimin origjinal të Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve për subjektet ekomike vendore, gjegjësisht organit tjetër kompetent për bizneset e huaja, që ndaj tyre nuk është inicuar procedura e likuidimit ose falimentimit. Vërtetimi duhet të lëshohet pas shpalljes së konkursit.

Shfrytëzuesi i fondeve gjithashtu është i detyruar të paraqesë edhe kërkesën për pagesën e fondeve tek Shërbimi i Trupit Koordinues.

Aplikuesi duhet që pas përfundimit të aktiviteteve / projekteve të dorëzojë Shërbimit të Trupit Koordinues raportin mbi realizimin e aktiviteteve / projekteve të bashkë-financuara përmbajtja e të cilit dhe afati i fundit  për dorëzimin do të definohen në kontratë.

Dokumentacioni i theksuar duhet t`i dorëzohet Shërbimi të Trupit Koordinues në afat prej një muaji  pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve.

 

VI FORMULARËT E KONKURSIT

Formularët e konkursit  dorëzimin e paraqitjeve janë në dispozicion në faqen e internetit  të Trupit Koordinues www.kt.gov.rs dhe në faqen e internetit të komunës Preshevës www.presevo.rs, komunës së Bujanocit www.bujanovac.rs dhe komunës së Medvegjës www.medvedja.org.rs.

Për pyejte shtesë mund të drejtoheni ekskluzivisht në formë të shkruar në adresën elektronike: fatos.mustafa@kt.gov.rs

 

Shkarko dokumentin:

Konkursi për v.2019

Programi për v.2019

Udhëzimet për plotësimin e aplikimeve 2019

Kriteret për shoqëritë e vogla ekonomike 2019

Kriteret për shoqëritë e mesme ekonomike 2019

Formulari 1A – paraqitja e propozim projektit për masën 1

Formulari 1B – paraqitja e propozim projektit për masën 2

Formulari 2 – Deklarata e pëlqimit me kushtet e thirrjes

Formulari 3 – Formulari i harxhimeve