Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE NGA BUXHETI I KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR VITIN 2014

6. qershor 2014.

Komisioni për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2014, ka shpallë konkurs për ndarjen e mjeteve për implementimin e projekteve të cilat janë në interes të bashkësisë lokale.

Të drejtë për të konkuruar kanë të gjithë shoqatat qytetare, organizatat humanitare dhe shoqëritë tjera dhe organizatat joqeveritare nga komuna e Bujanocit.

Projeketet nga interesi për bashkësitë lokale përfshijnë:pPromovimi dhe zhvillimi i vetëqeverisjes lokale, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijve, Mbrijtja e mjedisit jetsor dhe projektet ekologjike, promovimi i bashkëpunimit dhe respektit ndëretnik, projektet soci-humanitare, lidhja regjionale e shoqatave të qytetarve dhe OJQ-të.

Mjete e kërkuara nga buxheti i Komunës për projekte të veçanta nuk mund të jetë ma tepër se 150,000,00 dinarë.

Dokumentacionin e konkursit për bartsit e projektit duhet të merren në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit www.bujanovac.rs  ose drejtpërdrejt në Zyren për Zhvillim Ekonomik Lokal (zyra numër 306).

Afati për paraqitje në konkurs është nga 26 mjai deri më 13 qershor 2014.  

Projektet duhet të realizohen deri në fund të vitit 2014 mandej duhet që komisionit për ndarjen e mjeteve t`i dërgohet raporti financiar për realizimin e projektit.

Burimi: Ueb faqja e Komunës së Bujanocit dhe Trupi Koordinues