Arkiva e lajmeve
                   

Konkurs për ndarjen e bursave nxënësve të shkollave të mesme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për periudhën tetorë - dhjetorë të vitit shkollorë 2013/2014

1. tetor 2013.

 

Në bazë të vendimit të Qeverisë 05 nr 401-651/2013 nga 4 shkurti 2013, Shërbimi i Trupit Koordinues i Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (Teksti në vijim Shërbimi i Trupit Koordinues), shpallë

K  O  N  K  U  R  S

për ndarjen e bursave nxënësve të shkollave të mesme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për periudhën tetorë - dhjetorë të vitit shkollorë 2013/2014

 

I NUMRI I SHFYTËZUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT

Për nxënësit e shkollave të mesme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Shërbimi i Trupit Koordinues në pajtueshmëri me Qeverinë e Republikës së Serbisë, për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në vlerë mujore nga 6.000 dinarë në periudhën shkollore nga 1 tetori deri më 31 dhjetorë të vitit 2013. Nëse sigurohen mjete, egziston mundësia e dhënies së bursave deri në mbarimin e viti shkollorë 2013/2014.

 Kushtet e përgjithshme janë, që nxënësit të jenë qytetarë të Republikës së Serbisë dhe të jenë banorë të komunave të lartëpërmendura dhe për herë të parë (të mos kenë të përsëritur asnjë vit shkollorë), të jenë të regjistruar në shkollën e mesme si në vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt të vitin shkollorë 2013/2014 ose në njërën nga shkollat e mesme të cilat punojnë në bazë të vendimit të Ministrisë së arsimit të Republikës së Serbisë dhe që shkollat të gjinden në teritorin e komunës Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës.

Kushti primar që nxënësit të konkurojnë për bursë është që në vitin e mëparshëm shkollorë të kenë suksesin e mirë dhe që gjatë shkollimit të mos kenë përsëritur asnjë vitë shkollorë.

Nxënësit të cilët kanë realizuar të drejtën në njërën nga bursat për nxënës nga buxheti i Republikës së Sërbisë nuk kanë të drejtë për bursë të Shërbimit të Trupit Koordinues, por nëse ndërkophë fitopjnë të drejtën e bursës, janë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga bursat e ndara.

 

II DOKUMENTAT E NEVOJSHME

  • Lutja e plotësuar për ndarjen e bursës në formularin e këtij konkursi,
  • Qertifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Serbisë (origjinali apo kopje e vërtetuar)
  • Qertifikatën nga libri amë i të lindurve (origjinali apo kopje e vërtetuar)
  • Kopja e dëftesave për të gjitha vitet shkollore të përfunduara, ku konstatohet se nxënësi nuk ka humbur asnjë vit të deritanishëm shkollorë.
  • Qertifikata e vdekjes nga libri i vdekjes, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit respektivisht vërtetimin e kujdestarisë nëse nxënësi jeton tek kujdestari (origjinali apo kopje e vërtetuar)
  • Vërtetimin e banimit në komunën e Preshevës, Bujanocit apo Medvegjës, të cilat mundë të merren në organin e ministrisë së punëve të mbrendshme (MUP) ose nëse nxënësi posedon letërnjoftimin, atëher nevojitet kopja e tijë,
  • Vërtetimi i të ardhurave mesatare mujore nga cdo anëtarë i familjes nga organet komunale, për periudhën prej 1 janarit deri më 30 qershorë 2013
  • Vërtetimin të cilin e jep shkolla mbi regjistrimin e njërin nga vitet shkollore në vitin shkollorë 2013/2014 në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,vrejtje suksesin e klasës së përfunduar një vit më parë (suksesin e  klasës së tetë), nëse nxënësi regjistrohet për herë të parë në shkollë të mesme

 

III AFATI I PARAQITJES DHE DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT

Afati  i paraqitjes për konkurs është deri më 16 tetorë 2013 ora 16:00

Lutja për ndarjen e bursës dhe dokumentat të cilat janë  cekur më lartë dorëzohen në Zyren e Trupit Koordinues në Bujanoc, (rruga Karagjorgje Petroviq 115 zyra gjendet në ndërtesën e komunës), për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva dorëzohen në Zyren e Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaqeviq nr 12 në Preshevë), ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme nga komuna e Medvegjës dorëzohen në organet komunale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48). Organi i cili pranon lutjen, vulos me vulën gjegjëse dhe me datën e dorëzimit të dokumentacionit.

Dokumentat të cilat nuk janë të plota dhe nuk janë dorëzuar në afatin e përcaktuar, nuk do të merren parasyshë për ndarjen e bursës.

 

IV NDARJA E BURSËS

Komisioni i përcakuar nga drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues do të rangojë listën e kandidatëve për ndarjen e bursave. Bursat do të shpërndahen në mënyrë proporcionale me numrin e nxënësve të shkollave të mesme në nivel komunal.

Kriteriumi për hartimin e ranglistës, përpos të kushteve të lartëpërmendura do të jetë:

  • Nxënësit që jetojnë në familjet të cilat kanë të ardhura mujore për antarë nga 0- 5.000,00 dinarë 30 poena
  • Nxënësit pa prindër 25 poena
  • Nxënësit nga familjet jo të plota (pa njërin prindër) 20 poena,
  • Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes  nga 5.001,00 – 8.000,00 dinarë 15 poena
  • Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 8.001,00 - 12.000,00 dinarë 10 poena
  • Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 12.001,00 – 15.000,00 dinarë 7 poena
  • Poenat për suksesin e vitit të kaluar shkollorë: 1 poen për suksesin e mirë, 3 poena për suksesin shumë mirë dhe 5 poena për suksesin e shkëlqyeshëm

Me realizimin e numrit të poenave të njejt , përparësi vërtetohet sipas prioriteteve të vërtetuara në këtë konkurs.

Vërejtjet apo ankesat eventuale rreth rang listës së kandidatëve dorëzohen në Shërbimin e Trupit Koordinues përkatësisht në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc dhe Preshevë, dhe në organin komunal në Medvegjë menjëherë pas paraqitjes së listës së kandidatëve në një afat kohorë prej tetë ditësh. Listat e kandidatëve do të shpallen në të njëjtin vend ku nxënësit apo prindërit e tyre i kanë dorëzuar lutjet.Komisioni i Shërbimit të Trupit Koordinues do të marrë parasyshë ankesat e dorëzuara dhe do të japë vendimin përfundimtarë.

Rang lista përfundimtare dhe lista e kandidatëve me ekzemplarët e kontratës, Shërbimi i Trupit Koordinues do t’i dorëzojë shkollave të mesme në një afat kohorë prej tetë ditësh nga dita e përfundimit të ankesave në rang listën e shpallur.

 

V SHUMA E BURSAVE DHE PAGESA

Bursa paguhet në një shumë neto prej 6.000 dinarë për muajt, tetorë, nëntorë dhe dhjetorë, por nëse sigurohen mjete shtesë, atëherë në kontinuitet deri në fund të vitit shkollorë 2013/2014.

Bursat paguhen në xhirollogarinë bankare të prindërit apo kujdestarit të nxënësit.

Do  ishte e preferueshme që kandidati ta shkruaj numrin e llogarisë bankare.

 

VI FORMULARËT E KONKURSIT

Formularët për këtë konkurs mundë të merren në vendin ku edhe dorëzohen lutjet, mirëpo mundë të merren edhe në webfaqen e Trupit Koordinues në adresën: www.kt.gov.rs.

Informatat shtesë mundë të merren me dërgimin e pyetjeve në fax 011/21-20-909 ose në e-mail: office@kt.gov.rs ose me dorëzimin e pyetjeve personalisht ku dorëzohen lutjet apo me postë të shpejtë në adresën e Trupit Koordinues të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në adresën:  Bulevar Mihajlla Pupina 2, 11070 Novi Beograd.


Shkarko dokumentin:

Konkurs pЅr bursat e nxЅnЅve

Deklarata formular

Lutja formular per bursat

VЅrtetim nga komuna formular

VЅrtetim nga shkolla formular

 

 

Burimi: Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës së Sërbisë