Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS për ndarjen e bursave nxënësve të shkollave të mesme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për periudhën shtatorë-dhjetorë të vitit shkollorë 2011/2012

31. gusht 2011.

Në bazë të vendimit të Qeverisë 05 nr 401-1146/2011 nga 24 shkurti 2011, Shërbimi i Trupit Koordinues të Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (Teksti në vijim Shërbimi i Trupit Koordinues), shpallë

K O N K U R S

për ndarjen e bursave nxënësve të shkollave të mesme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për periudhën shtatorë-dhjetorë të vitit shkollorë 2011/2012

INUMRI I SHFYTËZUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT

Për nxënësit e shkollave të mesme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Shërbimi i Trupit Koordinues në pajtueshmëri me Qeverinë e Republikës së Serbisë, për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në sumë mujore nga 6.000 dinarë në periudhën shkollore nga 1 shtatori deri më 31 dhjetorë të vitit 2011. Nëse sigurohen mjete, egziston mundësia e dhënies së bursave deri në mbarimin e viti shkollorë 2011/2012.

Kushtet e përgjithshme janë, që nxënësit të jenë qytetarë të Republikës së Serbisë dhe të jenë banorë të komunave të lartëpërmendura dhe për herë të parë (të mos kenë të përsëritur asnjë vit shkollorë), të jenë të regjistruar në shkollën e mesme si në vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt të vitin shkollorë 2011/2012 ose në njërën nga shkollat e mesme të cilat punojnë në bazë të vendimit të Ministrisë së arsimit të Republikës së Serbisë.

Kushti primar që nxënësit të konkurojnë për bursë është që në vitin e mëparshëm shkollorë të kenë suksesin e mirë dhe që gjatë shkollimit të mos kenë përsëritur asnjë vitë shkollorë.

Bursa mundë t’i ndahet edhe nxënësve të shkollave të mesme të cilët gjatë shkollimit të deritashëm kanë ndërruar shkollat dhe janë shkolluar nëpër shkollat të cilat nuk i përkasin komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndërsa tash vijojnë shkollimin në këto tri komuna e se gjatë kohës së aplikimit për këtë bursë i përmbushin kushtet të cilat parashihen me këtë konkurs.

Nxënësit të cilët kanë realizuar të drejtën në njërën nga bursat për nxënës nga buxheti i Republikës së Sërbisë nuk kanë të drejtë për bursë të Shërbimit të Trupit Koordinues, por nëse ndërkophë fitopjnë të drejtën e bursës, janë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga bursat e ndara.

II DOKUMENTAT E NEVOJSHME

-  Lutja e plotësuar për ndarjen e bursës në formularin e këtij konkursi,

-  Qertifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Serbisë (origjinali apo kopje e vërtetuar)

-  Qertifikatë nga libri amë i të lindurve (origjinali apo kopje e vërtetuar)

-  Qertifikata e vdekjes nga libri i vdekjes, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit respektivisht vërtetimin e kujdestarisë nëse nxënësi jeton tek kujdestari (origjinali apo kopje e vërtetuar)

-  Vërtetimin e banimit në komunën e Preshevës, Bujanocit apo Medvegjës, të cilat mundë të merren në organin e ministrisë së punëve të mbfrendshme (MUP) ose nëse nxënësi posedon letërnjoftim, atëher nevojitet kopja e tijë,

-  Vërtetimi i të ardhurave mesatare mujore nga cdo anëtarë i familjes nga organet komunale, për periudhën prej 1 janarit deri më 30 qershorë 2011

-  Vërtetimi mbi regjistrimin e njërin nga vitet shkollore 2011/2012 në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,

-  Kopja e dëftesës shkollore mbi përfundimin e vitit të kaluar shkollorë,

-  Kopja e dëftesës apo libreza e nxënësit në të cilën konstatohet së nxënësi nuk ka humbur asnjë vit të deritanishëm shkollorë.

IIIAFATI I PARAQITJES DHE DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT

Afati i paraqitjes për konkurs është deri më 16 shtatori 2011 

Lutja për ndarjen e bursës dhe dokumentat të cilat janë cekur më lartë dorëzohen në Zyren e Trupit Koordinues në Bujanoc (zyrja gjendet në ndërtesën e komunës), për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva dorëzohen në Zyren e Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaqeviq nr 12 në Preshevë), ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme nga komuna e Medvegjës dorëzohen në organet komunale në Medvegjë. Organi i cili pranon lutjen, vulos me vulën gjegjëse dhe me datën e dorëzimit të dokumentacionit.

Dokumentat të cilat nuk janë të plota dhe nuk janë dorëzuar në afatin e përcaktuar, nuk do të merren parasyshë për ndarjen e bursës.

IV NDARJA E BURSËS

Komisioni i përcakuar nga drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues do të rangojë listën e kandidatëve për ndarjen e bursave Bursat do të shpërndahen në mënyrë proporcionale me numrin e nxënësve të shkollave të mesme në nivel komunal.

Kriteriumi për hartimin e ranglistës, përpos të kushteve të lartëpërmendura do të jetë:

-  Nxënësit pa prindër 30 poena,

-  Nxënësit nga familjet jo të plota (pa njërin prindër) 25 poena,

-  Nxënësit që jetojnë në familjet të cilat nuka aspak të ardhura mujore 20 poena

-  Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 1,00 – 3.000,00 dinarë 15 poena

-  Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 3.001,00 – 5.000,00 dinarë 10 poena

-  Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 5.001,00 – 8.000,00 dinarë 5 poena

-  Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 8.001,00 – 12.000,00 dinarë 3 poena

-  Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 12.001,00 – 15. 000,00 dinarë 1 poen

-  Poenat për suksesin e vitit të kaluar shkollorë: 3 poena për suksesin e mirë, 4 poena për suksesin shumë mirë dhe 5 poena për suksesin e shkëlqyeshëm

Me realizimin e numrit të poenave të njejt , përparësi vërtetohet sipas prioriteteve të vërtetuara në këtë konkurs.

Vërejtjet apo ankesat eventuale rreth rang listës së kandidatëve dorëzohen në Shërbimin e Trupit Koordinues menjëherë pas paraqitjes së listës së kandidatëve në një afat kohorë prej tetë ditësh. Listat e kandidatëve do të shpallen në të njëjtin vend ku nxënësit apo prindërit e tyre i kanë dorëzuar lutjet. Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues do të marrë parasyshë ankesat e dorëzuara dhe do të japë vendimin përfundimtarë.

Rang lista përfundimtare dhe lista e kandidatëve me ekzemplarët të kontratës, Shërbimi i Trupit Koordinues do t’i dorëzojë shkollave të mesme në një afat kohorë prej pesë ditësh nga dita e përfundimit të ankesave në rang listën e shpallur. Konkursi i përgjithshëm do të përfundojë më 30 shtatorë të vitit 2011, kështuqë të ketë mundësi që bursa e muajit shtatorë të ndahet deri më 15 tetorë dhe kështu me radhë për muajt e ardhshëm.

VSHUMA E BURSAVE DHE PAGESA

Bursa paguhet në një shumë neto prej 6.000 dinarë për muajt shtatorë, tetorë, nëntorë dhe dhjetorë, por nëse sigurohen mjete shtesë, atëherë në kontinuitet deri në fund të vitit shkollorë 2011/2012.

Bursat paguhen në xhirollogarinë bankare të prindërit apo kujdestarit të nxënësit.

Do ishte e preferueshme që kandidati ta shkruaj numrin e llogarisë bankare.

VIFORMULARËT E KONKURSIT

Formularët për këtë konkurs mundë të merren në vendin ku edhe dorëzohen lutjet, mirëpo mundë të merren edhe në ëebfaqen e Trupit Koordinues në adresën: ëëë.kt.gov.rs.

Informatat shtesë mundë të merren me dërgimin e pyetjeve në fax 011/21-20-909 ose në e-mail: office@kt.gov.rs ose me dorëzimin e pyetjeve personalisht ku dorëzohen lutjet apo me postë të shpejtë në adresën e Trupit Koordinues të Serbisë, në adresën:  Bulevar Mihajla Pupina 2, 11000 Beograd.

Konkursi për bursat e nxënësve për vitin 2011/2012
Shkarko dokumentinт ( doc format )

Vërtetimi i shkollës – formulari
Shkarko dokumentin ( doc format )

Deklarata – formulari
Shkarko dokumentin ( doc format )

Vërtetimi nga komuna – formulari
Shkarko dokumentin ( doc format )

Formulari i aplikimit për bursë studentore
Shkarko dokumentin ( doc format )