Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR MJETE TË PAKTHYESHME –BUXHETI 4,5 MILION EURO PËR 99 QYTETE DHE KOMUNA

23. maj 2018.

Bujanoci,Medvegja dhe Presheva - BE ka ndarë 4,5 milion euro si ndihmesë tregëtarëve dhe kompanive ,mikro dhe kompanive te vogla,u tha sot në Arangjelovc ne rastin e paraqitjes zyrtare te programit të ri te BE për zhvillimin lokal  BE PRO, i cili ka për qëllim të kontribojë ne zhvillimin ekonomik dhe social ne 99 vetqeverisje lokale ne rajonin e Shumadisë dhe Serbinë perëndimore dhe rajonin e jugut dhe lindjes së Sërbisë.Konkursi zyrtarë të cilin e paraqiti BE PRO për mbështetjen e mikro dhe kompanitë e vogla është I hapur deri më 6 korrik të vitit 2018,dhe të drejtë konkurimi kanë prodhueset dhe prodhuesit ,mikro dhe kompanitë e vogla të regjistruara në 99 komuna dhe qytete të perfshira në programin I cili merret me prodhim dhe që ofrojnë IT shërbime,ndërsa e formuar është që nga 1 janari 2013 dhe 31 dhjetori 2017.

Ministrja për integrime evropiane Jadranka Joksimoviq në paraqitjen e programit BE PRO tha se Sërbia si shtet është konkuruesi vjetor që merr rreth 200 milion euro të pa pakthyeshme ndihmë për integrimin e politikës s jashtme të Serbisë,të cilat vendit I dhanë stabilitet ,ofroi investitorë të rinjë ,imazh te mirë,ndikim në raportet ndërkombtare,programe studentore,donacione,ndihmë për zhvillim,dhe IPA fonde.

"Pres që edhe ju si përfaqësues të komunave do të punoni në zhvillimin e projekteve te mira,si dhe te promovoni dhe të rritni shikueshmërinë në qeverisjet tuaja lokale aq sa me të vërtetë kemi marrur te holla nga BE”,shtoi zonja Joksimoviq,dhe tha se zhvillimi ekonomik lokal do të thotë edhe ndihmë për zhvillimin e kompanive te mëdha dhe të vogla.

 Me thirrje të vetqeverisjeve lokale dhe përfaqësuesve  të bizneseve të vogla lokale të ralizimit te BE PRO ,shefi I delegacionit te BE,ambasadori Sem Fabrici tha se përmes këtij program I cili përfshinë 99 nga 174 vetqeverisje lokale ne Sërbi,do të investohet në infrastrukturë dhe do të kontribojë  në zhvillimin e mjediseve të përgjithshme të biznesit   që të jenë aktiv në pjesmarrjen për konkurencë në ekonominëë lokale.

"Mikro dhe kompanitë e vogla janë bazë e ekonomisë sërbe dhe evropiane ,kanë qëllim kryesorë në hapjen e vendeve të reja të punës ,dhe krijimin e rritjeve të bizneseve ,dhe konkursi qe sot publikuam ka vlerë 4,5 milion euro dhe u dedikohet atyre që deshirojnë të zhvillojnë  bizneset e tyre por edhe që të jenë socialisht përgjegjës ndaj komuniteteve të tyre”,tha shefi I delegacionit te BE.

Ambasadori Fabrici kujtoi se BE është partneri i parë tregtar i Serbisë,si dhe në tri vitet e mëparshme ,eksporti nga Serbia është trefishuar ,kembimi tregtarë është 64 përqind,78 përqind nga investimet e huaja vjen nga BE,duke theksuar se në 10 vitet e kaluara BE investoi ne Sërbi tri milardë euro të cilat janë si ndihmë dhe janë të pa pakthyeshme.

"Gjatë realizimit të projekteve ,vetqeverisjet lokale do të kenë mundësi të aftësojnë njohuritë dhe shkathtësitë të cilat do ti shfrytëzojne në zbatimin e projekteve të ardhshme të cilat financojnë donatorët e BE”tha Grem Tendal,menaxher i programit BE PRO,duke theksuar se perforcimi I vetqeverisjeve lokale paraqet segment të rëndësishem për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Duke I përshendetur të pranishmit ,kryetari I komunës ,Bojan Radoviq tha se Arangjelovci do të percjellë konkurset te cilat do të paraqiten nëpërmjet programit BE PRO,dhe do të përgadisin project propozime shtesë.

"Edhe pse konkurenca do të jetë  e fortë ,ne do të konkurojmë.Programi duhet të rrisë garën e komunave,dhe ne dëshirojmë të jemi konkurues edhe kur garojmë”,tha Radoviq.

NË paraqitjen e programit BE PRO moren pjesë 99 përfaqësues të vetqeverisjeve lokale ,si dhe përfaqësues të vendeve të BE,mes tyre edhe ambasadori I Hungarez,Polak,Austrian,Belg,Kroat,I Qipros,Gjermanisë,Slovakisë,Rumunisë,Italisë dhe Sërbisë.Ata patën rastin që në Arangjelovac të vizitojnë panairin e projekteve të BE,në të cilin është I paraqitur një pjesë e ndihmës së deritashme të BE.,si dhe aktivitetet të cilat I zbatojnë ministria për integrime Evropiane,Banka Evropiane per investime si dhe qendra informative e BE.

U paraqitën edhe shembujt e suksesshëm të mbështetjeve të prudhuesve,kompanive të vogla dhe të mesem,të cilat u realizuann nëpërmjet programeve të ndryshme te BE,SIC ËSHTË COSME,programe të cilat realizon dhoma e Tregëtisë së Sërbisë,Programi Erasmus  per prodhues të rinjë,Horizonti 2020,rrjeti evropian për prudhues,pastaj edhe projektet e fondit për inovacion si dhe programit te Progresit Evropian  të perfunduar kohëve  te fundit .

Aktivitetet e BE PRO,programit I cili ka për qëllim balancimin e ekonomisë sociale për zhvillimin e Sërbisë,BE mbështëtë me shumën prej 25 milion euro .Programi ka për qëllim të tërhjekë sa më shumë konkurues te bizneseve të vogla dhe mikro,përmirësimin e mjedisit të bizneseve,dhe zhvillimin e kohezionit social ne 99 komuna vetëqeverisëse,ne dy rajone:Rajonin e Shumadisë dhe sërbisë Perëndimore,dhe rajonin e jugut dhe lindjes së Sërbisë.Aktivitetet ne teren shpalosë zyra e kombeve të bashkuara dhe për shërbime të projektve UNOPS.

Lapovo ,Aleksadrovc,Aleksinac,Arangjelovc,Arilje,Bubushnicë,Bajina Basta,Botocicë,Bela Palankë,Blacë,Bogatiq,Bojanik,Bolevac,Bor,Bosilevgrad,Brus,Bujanocë,Crna Trava, Cacak, Cajetina, Cajetina,Gjigjevac,Quprija,Despotovac,Dimitrovgrad,Dolevac,Gagjin Han,Golubac, Gornji Milenovac, Ivanjica, Jagodina, Aleksandrovac, Kladovo, Knjic, Knjazhevc, Koceleva, Kosjeriq, Kragujevc, Kralevë, Krupanj, Krushevc,Kicevë, Kurshumli, Lajkovc, Leban, Leskovc,Loznicë,LLucanë,Ligë,Luboni,Majdanpek, Mali Zvornik, Malo Crniqe, Medvegje, Meroshinë ,Mionicë,Negotinë,Nish, Novi Varosh, Novi Pazarë ,Osecina, Paracin,Petrovac,Pirot, Pozharevc, Pozhegë,Preshevë,Priboj.Projepole,Prokuple,Racë, Razhanj, Rakevac, Sjenicë, Smederevë,Smederevska palankë, Sukobanjë,Surdulicë,Svijanac,Shabac,Topola, Trgovishte,Trstenik, Tutin,Uzhice,Valevë,Varvarin,Velika Plana, Veliko gradishte,Vladimirci, Vladicki Han,Vlasotincë,Vranjë,Banja e Vranjës,Zajecar ,zhabari,Zhagubica,Zhitoradjë.

Burimi: Agropres dhe Trupi koordinues