Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR LEJE RADIOTELEVIZIONEVE LOKALE

16. mars 2010.

Beograd – Agjensioni radiodifuziv republikan (PPA) ka shpallur konkurs për dhënien e lejes për emitimin e programit radioteleviziv për regjionet lokale dhe regjionale.

Konkursi është shpallur për: Preshevë, Bllace, Bosilegrad, Crna Travë, Dimitrovgrad, Lebanë, Leskoc, Nish, Bujanoc, Vranjska Banjë, Nishka Banjë, Trgovishtë, Sjenicë, Boljevc, Bor, Negotin, Zhagubicë, Veliko Gradishte, Lazarevc, Kragujevc dhe Pozharevc.

Konkursi është shpallur edhe për Razhanj, Rekovc, Batoçinë, Guçë, Raçë, Arile, Bajina Bashtë, Prijepole, Krupanj, Mokra Gorë, Banjën e Kovilaçës, Shabac, Novi Knezhevac, Zrenjanin, Kikindë, Kovin, Titel, Zhabal, Apatin, Baçka Pallankë, Vrbas, Vrdnik, Ingji, Novi Sad dhe Suboticë.

Lejet mundë të merren edhe për regjionin e: Negotinit, Borit, Zajeçarit dhe Prijepoles, Pribojit dhe Banjës së Pribojit.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 60 ditë ndërsa afati për vendimëmarrje është 90 ditë nga dita e shpalljes së listës së konkuruesve. Me kërkesën e paraqitur jepet edhe depozitë i cili mvaret nga regjioni dhe nga lloji i lejes. Emetuesi i cili dëshiron të konkurojë për shumë zona, është i detyruar të japë depozitë të posaqëm për secilën zonë.