Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR ÇMIMIN “ZHANA BORISALEVIQ 2016” (AFATI 31.01.2017)

9. dhjetor 2016.

Beograd – Fondacioni “Kape jetën”, ka shpallur konkursin për shpërblimin “Zhana Borisavleviq 2016”, për kontributin në zhvillimin e shoqërisë arsimore në të cilën ruhen vlerat njerëzore.

Shpërblimi është vendosur në shenjë të përkujtimit të ndjerës Zhana Borisavleviq, kryetares së organizatës së Obrazovanje Plus, dhe ky çmim paraqet inkurajim për të gjithë të cilët përpiqen që të avansojnë proceset formale dhe joformale, para së gjithash atyrëve të cilët inspirojnë dhe motivojnë të tjerët që të zhvillohen, që të ndryshohet për të mirë, që të zgjërojnë energjinë pozitive, që të promovojnë dituri, edukatë, tolerancë, humanitet, kujdes dhe dashuri ndaj të tjerëve dhe besimin që me qëndrimet e tyre të formojnë jetën e tyre, ndërsa me veprat e tyre të ndryshojnë edhe jetën e  dikujt.

Çmimi për vitin 2016, ndahet në kategorinë “mësuesi/mësuesja”, ndërsa të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë mësuesit/mësueset të punësuar në shkollat në Republikën e Serbisë.

Lënda e konkursit shpërblyes është raporti i cili përshkruarn realizimin e aktivitetit me nxënës apo prindërve, që tek nxënësit të kontribuoj zhvillimit të vetëbesimit, vetërrespektimit, tolerancës, humanizmit dhe kujdesit për të tjerët, aftësive për punë në grup, aftësive të mendimit kritik, si edhe tejkalimit të paragjykimeve dhe diskriminimit.

Kriteret të cilat do të vlerësohen:

1.      Kreativiteti dhe inovacioni në realizimin e aktiviteteve

2.      Implementimi i vlerave njerëzore në mendimin dhe realizimin e aktiviteteve

3.      Rezultati i aktiviteteve – efektet në punë me nxënësit pas realizimit të aktiviteteve

 

Paraqitja për konkurs duhet të përmbaj formularin e mbushur të regjistrimit me përshkrimin për aktivitetet e realizuar dhe dokumentacionin shtesë (deklaratën e nxënësit, fotografitë…).

Paraqitjet është e nevojshme të dërgohen deri më 31.01.2017, në adresën: uhvatizivot@oplus.org.rs

Fituesit të shpërblimit do t`i dorëzohet pllako dhe shpërblimi simbolik në të holla (20.000 dinarë) në Këshillin e Mësuesve në qershor të vitit 2017.

Organizata Obrazovanje Plus do të shpërblej fituesin e konkursit për ndjekjen falas të seminarit “Bashkëpunimi i mirë me prindërit”, bashkëautor i të cilit ka qenë e ndjera Zhana Borisavleviq.

Formulari regjistrues mund të mirret në këtë adresë: http://www.oplus.org.rs/konkurs-za-nagradu-zana-borisavljevic-2016/

Kontakti për informacione: 063 850 93 50

Burimi: Organizata Obrazovanje Plus dhe Trupi Koordinues