Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS PËR BASHKËFINANCIMIN E PROGRAMEVE DHE PROJEKTEVE TË BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR NË FUSHËN E KULTURËS DHE ARTIT (AFATI: 7 SHTATOR 2019)

29. korrik 2019.

Ministria e Kulturës dhe Informacionit ka shpallur konkurs për bashkëfinancimin e propozime për programet dhe projektet e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kulturës dhe artit.

Lënda e Konkursit është bashkëfinancimi i programeve / projekteve ndërkombëtare të implementuara në Republikën e Serbisë, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh ndërkombëtar, përkatësisht: konferenca, seminare, punëtori dhe takime të tjera profesionale, si dhe programe rezidenciale në fushën e kulturës dhe artit.

Institucionet, shoqatat artistike dhe shoqatat e tjera të regjistruara për kryerjen e veprimtarive kulturore, si dhe subjektet e tjera kulturore të krijuara në Republikën e Serbisë, me përjashtim të institucioneve kulturore të themeluara nga Republika e Serbisë, të financuara në pajtim me nenin 74 të Ligjit për Kulturën, kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.

Shoqatat dhe organizatat amatore, si dhe individët, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.

Shuma maksimale për projekt nuk duhet të kalojë 300,000.00 dinarë.

Konkursi zgjat deri më 7 shtator 2019.

Për të gjitha pyetjet në lidhje me procesin e aplikimit në konkursin e Ministrisë, personat e interesuar mund të kontaktohen në adresën e mëposhtme të emailit: konkurs.ms@kultura.gov.rs, si dhe në telefonat e kontaktit: 011/3032 113 dhe 011/33 98 175.

Informacione të mëtejshme mbi konkursin dhe formularin e aplikimit janë në dispozicion në

http://www.kultura.gov.rs/lat/konkursi/konkurs-2019-za-sufinansiranje-programa-i-projekata-medjunarodne-saradnje

Burimi: Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe Trupi Koordinues