Arkiva e lajmeve
                   

KONKURS NË FUSHËN E TË DHËNAVE TË HAPURA (Afati: 30.09.2018)

16. gusht 2018.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Zyrën e Teknologjisë së Informacionit dhe Administratës Elektronike të Qeverisë së Republikës së Serbisë, fton organizatat e interesuara të shoqërisë civile, mediat dhe institucionet shtetërore të arsimit të lartë për të aplikuar për konkursin e të dhënave të hapura.

Konkursi zhvillohet në kuadrin e projektit “Të dhënat e Hapura – Mundësitë e Hapura”, mbështetur nga Banka Botërore, Fondi i Qeverisjes së Mirë në Mbretërinë e Bashkuar (GGF) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Qëllimi i konkursit është të kontribuojë në ndërtimin e ekosistemeve të hapura të të dhënave në Serbi duke inkurajuar përdorimin e të dhënave të hapura nga institucionet publike, duke promovuar aplikacione të ndryshme dhe duke përdorur të dhëna të hapura dhe duke ndërtuar kapacitete të grupeve të ndryshme të synuara për përpunimin dhe përdorimin kreativ të të dhënave të hapura.

Konkursi parashikon mbështetje për projekte që do të kontribuonin në një nga tri fusha të ndryshme:

1. Ripërdorimi i të dhënave të hapura

2. Ndërtimi dhe promovimi i komunitetit

3. Ngritja e kapaciteteve për përdorimin e të dhënave të hapura (trajnime).

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 shtatori 2018, deri në mesnatë, dhe aplikacionet dorëzohen në mënyrë elektronike në grants.rs@undp.org.

Për pyetje lidhur me procedurën për aplikim në konkurs, palët e interesuara mund të kontaktojnë grants.rs@undp.org, përmes postës elektronike deri më 28 shtator 2018, deri në orën 17:00.

Për më shumë informacion mbi Propozimet e Thirrjeve dhe Dokumentat e Tenderit, vizitoni www.rs.undp.org

Burimi: Info UNDP dhe Trupi Koordinues